Çfarë ishin Statutet e Qyteteve Mesjetare?

December 4, 2013 13:17

Çfarë ishin Statutet e Qyteteve Mesjetare?

I nderuar lexues!

Statutet e qyteteve mesjetare ishin tërësi normash të shkruara e të kodifikuara, që rregullonin jetën e brendshme të qyteteve mesjetare dhe marrëdhëniet e tyre si komuna autonome ose të pavarura me zotërinjtë feudalë. Mbi bazën e tyre zgjidheshin dhe vepronin të gjitha organet e brendshme drejtuese të komunës, që kryenin detyra të caktuara me karakter legjislativ, administrativ, gjyqësor etj. Në statute përcaktoheshin të drejtat dhe detyrat e qytetarëve të komunës, rregullat për shfrytëzimin e tokës pronë të komunës, parashikoheshin sanksione për respektimin rigoroz të tyre. Ka të dhëna të shumta arkivore të shek.XIV-XVI për ekzistencën e tyre në qytetet Durrës, Shkodër, Drisht, Ulqin, Tivar, por këto nuk kanë arritur të ruhen deri në ditët e sotme.

December 4, 2013 13:17
Komento

1 Koment

  1. Pellazgu December 4, 13:44

    Ai i Shkodrës, i shekullit XIII, është gjetur së fundi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*