Çfarë ishin stratiotët?

January 12, 2017 10:42

Çfarë ishin stratiotët?

I nderuar lexues!

Stratiotët ishin fshatarë të cilëve në Perandorinë Bizantine u jepej një ngastër toke dhe për të liroheshin nga detyrimet fiskale, me kusht që në rast lufte të shërbenin në ushtrinë ose flotën bizantine. Stratiotët shërbenin zakonisht në themat e origjinës. Stratiotët shqiptarë shërbyen në zotërimet venedikase, në shtetet italiane, në ushtrinë e perandorisë gjermane, në Francë etj. Këta stratiotë shërbenin kundrejt rrogës me kuajt, armët dhe veshjet e tyre kombëtare karakteristike. Rekrutimi i tyre zgjati deri në fillim të shek.XIX. Kalorësia e stratiotëve shqiptarë ishte e lehtë, e lëvizshme, me përvojën e fituar në luftën kundër osmanëve në vendin e vet. Stratiotët shqiptarë përbënin një armë shumë të shkathët e me efekt, e cila solli një ndryshim në artin luftarak të kohës.

January 12, 2017 10:42
Komento

1 Koment

  1. €piriiiiii January 14, 10:14

    Stratiot Greqisht=ushtar Shqip. Ishin Mercenar qe luftonin per Venedikun pjesa derrmuse ishin Vlleh por kish Arberesh Grek etjetj. Sot 1 pjes e Venecies Perkatsisht Fiume nuk flasin dialektin Veneto qe flet Venecia dhe qytetet e tjera bregdetare teVenetos. por gjuh protolatine e ngjajshme me dialektin Venecian dhe shume afer gjuhen Vllahe te gjith keta jane sjell aty nga Venediket pas 1 epidemie qe shfarosi zonen e Fiumes rreth 1600…700. Edhe humbjes se Qyteteve Venedikas kundrejt Turko Osmaneve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*