Çfarë ishin Tabakët?

November 13, 2015 15:31

Çfarë ishin Tabakët?

I nderuar lexues! Tabakët ishin zejtarë që merreshin me regjjen dhe përpunimin e lëkurëve. Mjeshtëria e tyre ishte mjaft e përhapur që herët dhe erdhi duke marrë zhvillim të gjerë. Në shek.XVIII deri në gjysmën e parë të shek.XIX kjo zeje arriti shkallën më të lartë të zhvillimit, siç e dëshmon edhe numri i madh i punishteve në disa qytete. Në Berat kishte mbi 40 “tabakhane”, në Prizren 43, në Shkodër 30, në Elbasan 35 etj. Prodhimet e tyre eksportoheshin edhe jashtë vendit. Tabakët u pasuruan shumë, sa që esnafi i tyre arriti të luante rol të madh në jetën politike e shoqërore të vendit. Rënia e kësaj mjeshtërie erdhi në gjysmën e dytë të shek.XIX, kur esnafët e tabakëve e humbën rëndësinë.

November 13, 2015 15:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*