Çfarë ishte Akademia e Re e Voskopojës?
I nderuar lexues! Akademia e Re e Voskopojës ishte institucion arsimor dhe qendër kulturore me rreze të gjerë edhe jashtë Shqipërisë, që veproi në Voskopojë në gjysmën e dytë të shek.XVIII. Ishte shkollë e nivelit të shkollës së mesme, me kompleks arsimor-kulturor të ngritur nga Bushatllinjtë në Shkodër. U ngrit, mbahej dhe administrohej nga personel shqiptar, por sipas traditës mësimet bëheshin në greqisht. Jepeshin lëndë mësimore si logjika, metafizika etj., ndër to edhe fizika. Nga fundi i shek.XVIII, veprimtaria e Akademisë së Re shkoi duke rënë, derisa u shua.
Komento
1 Koment
Shiko komentet
Me dashamiresi korigjo: “e ngritur nga bushatllinjte ne Shkoder”,nuk ka lidhje akademia e Voskopojes me Bushatllinjte.Pershendetje miqesore.Bilal Camurri