Çfarë ishte beteja e Kasharit?

May 19, 2016 09:45

Çfarë ishte beteja e Kasharit?

I nderuar lexues!

Beteja e Kasharit (1465) ishte betejë e ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga Skënderbeu kundër forcave osmane të komanduara nga renegati Jakup Arnauti. I njoftuar nga rojat e Petrelës për afrimin e ushtrisë osmane, Skënderbeu marshoi me shpejtësi nga lugina e Vajkalit dhe doli në fushën e Tiranës. Gjatë një nate zuri tërë rrugëkalimet nga mund të tërhiqej ushtria osmane. Në mëngjes një grup prej 600 kalorësish të zgjedhur shqiptarë goditën kampin armik. Me një sulm të ashpër dhe të befasishëm, Skënderbeu çau radhët e armiqve dhe vrau vetë komandantin e trupave osmane. Shumica e armiqve u vranë dhe u kapën rob.

 

May 19, 2016 09:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*