Çfarë ishte beteja e Oranikut?

September 8, 2014 07:04

Çfarë ishte beteja e Oranikut?

I nderuar lexues! Beteja e Oranikut (1448) ishte betejë që luftëtarët shqiptarë të udhëhequr nga Skënderbeu zhvilluan kundër një ushtrie të madhe osmane në fushë të hapur, duke pasur kundër tyre edhe Venedikun. Këtu ishte e pranishme një pjesë e vogël e forcave shqiptare, kurse pjesa tjetër ishte lënë në zonën veriperëndimore të vendit kundër venedikasve. Ushtria osmane komandohej nga Mustafa Pasha dhe ishte e nxitur nga Venediku. Shqiptarët e sulmuan të parët armikun, e shpartalluan dhe e asgjësuan tërësisht. Sipas Barletit, osmanët lanë në betejë 10.000 të vrarë, 82 robër e 15 flamurë. Nga shqiptarët ranë 300 veta.

September 8, 2014 07:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*