Çfarë ishte Kajmekami?

April 22, 2015 16:54

Çfarë ishte Kajmekami?

I nderuar lexues! Kajmekam ishte titulli që mbante funksionari i administratës qendrore dhe lokale osmane, i cili vepronte si zëvendës i titullarit të një posti me rëndësi. Të tillë ishin kajmekami i Vezirit të madh, kajmekami i Valiut të Rumelisë, kajmekami i mytesarifit të sanxhakut etj. Me zbatimin e reformave centralizuese, kajmekam u quajt titullari i administratës së një kajmekamllëku, që mund të krahasohet me një nënprefekturë. I tillë ishte kajmekamllëku i Korçës që varej nga sanxhaku i Kosturit.

April 22, 2015 16:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*