Çfarë ishte Kongresi i Durrësit?

March 26, 2016 13:37

Çfarë ishte Kongresi i Durrësit?

I nderuar lexues!

Kongresi i Durrësit ishte mbledhje e përfaqësuesve të Shqipërisë e mbajtur në Durrës, për të siguruar pas mbarimit të Luftës I Botërore pavarësinë, tërësinë territoriale dhe vazhdimësinë e shtetit kombëtar shqiptar. Kongresi i zhvilloi punimet më 25-27 dhjetor 1918 dhe në të morën pjesë mbi 50 delegatë. U zgjodh një qeveri e përkohshme e përbërë nga 14 anëtarë. Kongresi vendosi të formohej edhe një Pleqësi (senat), si organ këshillues i qeverisë. Delegatët e mbledhur në Kongresin e Durrësit u shprehën për ruajtjen e pavarësisë e të tërësisë territoriale të shtetit shqiptar, për rishikimin e kufijve të 1913-ës në favor të tij dhe për t’ia paraqitur këto kërkesa Konferencës së Paqes.

March 26, 2016 13:37
Komento

5 Komente

  1. KOZi March 26, 14:27

    Foto nuk korespondon me rastin !

    Reply to this comment
  2. Historia March 26, 15:39

    Foto eshte nga Kongresi i Manastirit jo i Durresit. Ky i fundit u zhvillua nen kujdestarine italiane, ndaj u kontestua me pas nga Kongresi i Lushnjes

    Reply to this comment
  3. demo March 26, 18:02

    Perse nuk i emertoni pjesemarresit ne foto?

    Reply to this comment
  4. # March 26, 19:05

    Kur nuk keni fotodokument per “kongresin” e Durresit i shtoni pike negative vetvetes.Nga nji ane tjeter beni konfuze rrealitetin historik te ngjarjeve kohe fotove te historise.

    Reply to this comment
  5. lis dushku March 26, 20:50

    Druaj qe kjo foto ka te beje me kongresin e shkronjave shqipe ose me kongresin e Manastirit.Personi ulur ne rreshtin e poshtem,ne qender, po qe se eshte Cerciz Topulli,ai u vra nga malazezet ne 1915,pra kjo foto nuk eshte e vitit 1918.Po te ishte kongresi i Durresit ne 1918,ne qender do te ishte Esat Toptani,qe ka pasur karakterin e Berishes,dhe nuk ulte kend ne krye te sedrit,ishte vete.Ne krye duket Lef Nosi,Fishta dhe at Luigj Bumci.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*