Çfarë ishte Kongresi i Dytë i Manastirit?

January 26, 2015 18:21

Çfarë ishte Kongresi i Dytë i Manastirit?

I nderuar lexues! Kongresi i Dytë i Manastirit ishte mbledhje mbarëshqiptare për mbrojtjen e shkollës dhe të shkrimit shqip kundër reaksionit xhonturk dhe për organizimin e mëtejshëm të lëvizjes kombëtare. U thirr më 3 prill 1910 me nismën e klubit “Bashkimi” të Manastirit. Në të u përfaqësuan 40 klube dhe shoqëri nga vise të ndryshme të Shqipërisë. Kongresi miratoi programin prej 10 pikash, ku kërkohej liri e mësimit të gjuhës shqipe, heqja e të gjitha pengesave që qeveria nxirrte për përhapjen e shkollave shqipe, çelja në Shkup e një shkolle normale, mbledhja në Janinë, më 20 qershor 1910 e një kongresi tjetër për njësimin përfundimtar të alfabetit etj. Kongresi i Dytë i Manastirit ishte një manifestim i rëndësishëm që i dha hov të mëtejshëm Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

January 26, 2015 18:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*