Çfarë ishte kuvendi i Barçallasë?

May 11, 2015 14:44

Çfarë ishte kuvendi i Barçallasë?

 

I nderuar lexues! Kuvendi i Barçallasë (29.01.1920) ishte kuvend i mbajtur në prag të Luftës së Vlorës, në Barçalla, shpat mali afër Dukatit (Vlorë). Morën pjesë përfaqësues nga qyteti i Vlorës dhe nga fshatrat e krahinës. Aty u vendos të organizohej e të fillohej lufta e armatosur kundër pushtuesve italianë. Për organizimin e luftës u zgjodh Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” si edhe një komision oficerësh për drejtimin e veprimtarisë ushtarake. Vendi kryesor për grumbullimin e forcave u caktua Beuni, rrëzë mali midis fshatrave Vajzë e Smokthinë. Prej këndej më 3 qershor 1920 iu dërgua komandantit të forcave pushtuese italiane, gjeneral S.Piaçentinit, një ultimatum për dorëzimin brenda 48 orëve të administratës së Vlorës, Tepelenës dhe Himarës. Kundërshtimi i tij çoi në fillimin e Luftës së Vlorës.

May 11, 2015 14:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*