Çfarë ishte kuvendi i Dukagjinit?

December 18, 2015 13:29

Çfarë ishte kuvendi i Dukagjinit?

I nderuar lexues! Kuvendi i Dukagjinit (1601-1602) ishte mbledhje e krerëve kryengritës që u mbajt në abacinë e Shën Aleksandrit apo të Llezhdrit, me sa duket në fshatin Dukagjin të Matit pranë Macukullit. Morën pjesë përfaqësues nga 13 krahina shqiptare. Aktet e këtij kuvendi që u nënshkruan prej 52 krerëve kryesorë, 4 për çdo krahinë, ishin: 1. Projekti i luftës për çlirim në bashkërendim me shtetet evropiane; përpjekjet për të fituar përkrahjen e këtyre të fundit nuk patën rezultat. 2. Protesta energjike pranë papës kundër prelatëve sllavë të dërguar prej tij në Shqipëri të cilët përçmonin dhe luftonin çdo gjë që ishte shqiptare. Përpjekjet në këtë drejtim patën si rezultat zëvendësimin e peshkopit raguzan të Lezhës me peshkopin shqiptar Gjergj Vladanji.

December 18, 2015 13:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*