Çfarë ishte Kuvendi i Dytë i Frashërit?

November 28, 2015 15:58

Çfarë ishte Kuvendi i Dytë i Frashërit?

I nderuar lexues! Kuvendi i Dytë i Frashërit ishte një nga kuvendet ndërkrahinore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. U mblodh në qershor të vitit 1880. Në të morën pjesë përfaqësues të krahinave të Shqipërisë juglindore, të cilat administrativisht vareshin nga vilajeti i Janinës dhe i Manastirit. Kuvendi trajtoi çështje që kishin të bënin me mbrojtjen e trojeve shqiptare. Midis këtyre çështjeve u miratua edhe propozimi për të formuar një qeveri qendrore për të gjithë Shqipërinë, e cila do të merrte në dorë administratën e mbarë vendit. Qeveria do të formohej nga një Kuvend i përgjithshëm i Lidhjes ku do të merrnin pjesë përfaqësuesit e të gjitha krahinave shqiptare.

November 28, 2015 15:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*