Çfarë ishte Kuvendi i Dytë i Frashërit?

January 24, 2014 16:13

Çfarë ishte Kuvendi i Dytë i Frashërit?

I nderuar lexues! Kuvendi i Dytë i Frashërit ishte një nga kuvendet ndërkrahinore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. U mblodh në qershor të vitit 1880. Në Kuvend morën pjesë përfaqësues të krahinave të Shqipërisë Juglindore. Çështjet që trajtoi kishin të bënin me mbrojtjen e trojeve shqiptare. Midis këtyre çështjeve, Kuvendi miratoi edhe propozimin për të formuar një qeveri qendrore për të gjithë Shqipërinë, e cila do të merrte në dorë administratën e mbarë vendit. Qeveria do të formohej nga një Kuvend i përgjithshëm i Lidhjes ku do të merrnin pjesë përfaqësuesit e të gjitha krahinave shqiptare.

January 24, 2014 16:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*