Çfarë ishte marrëveshja e Raihshtadit?

March 15, 2015 10:31

Çfarë ishte marrëveshja e Raihshtadit?

I nderuar lexues! Marrëveshja e Raihshtadit (8 korrik 1876) ishte marrëveshje midis Rusisë dhe Austro-Hungarisë në Raihshtad (Çeki) për t’i dalë përpara zhvillimit të ngjarjeve pas acarimit të ri të Krizës Lindore dhe fillimit të luftës midis Malit të Zi e Serbisë nga njëra anë dhe Turqisë nga ana tjetër. Me marrëveshjen palët ranë në ujdi që të rimëkëmbej gjendja që ishte krijuar para luftës, në rast se Serbia e Mali i Zi do të mundeshin. Në qoftë se këto dilnin fitimtare, Austro-Hungaria dhe Rusia angazhoheshin t’i caktonin bashkërisht ndryshimet territoriale. Palët ranë në ujdi që Serbia të zgjerohej në drejtim të Kosovës. Në marrëveshjen e Raihshtadit çështja shqiptare gjen shprehje për herë të parë në plan ndërkombëtar. Aty bëhej fjalë për një “Shqipëri autonome” që mund të krijohej krahas Bullgarisë e Rumelisë në rast disfate të Turqisë.

March 15, 2015 10:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*