Çfarë ishte mbrojtja e Plavës dhe e Gucisë?

November 25, 2014 16:11

Çfarë ishte mbrojtja e Plavës dhe e Gucisë?

I nderuar lexues! Mbrojtja e Plavës dhe e Gucisë ishte lufta për mbrojtjen e krahinave shqiptare të Plavës e Gucisë nga aneksimi prej Malit të Zi i vendosur nga Kongresi i Berlinit. Principata e Malit të Zi shfrytëzoi këtë vendim që të realizonte qëllimet e veta pushtuese. Në fillim të janarit 1879, Komiteti Qendror i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit vendosi të kundërshtonte me armë lëshimin e Plavës dhe të Gucisë. Vullnetarë nga gjithë krahinat fqinje vrapuan në ndihmë të reparteve vendase në Plavë e Guci. Nga ana tjetër, qeveria e Malit të Zi vuri në lëvizje forcat e saj ushtarake. Beteja vendimtare u bë më 5 janar 1880 në Velikë dhe Pepiç, ku pas tri ditë luftimesh të përgjakshme forcat malazeze u thyen.

November 25, 2014 16:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*