Çfarë ishte prefektura e Kosovës

June 29, 2016 09:35

Çfarë ishte prefektura e Kosovës

I dashur lexues!

Ky emërtim erdhi pas ndarjes së re administrative të shtetit të ri shqiptar në vitin 1921. Fillimisht, zona e Krumës dhe Hasit u përfshinë në prefekturën e quajtur “të Drinit”, në fakt e Dibrës. Por paria e kësaj treve argumentoi me disa letra drejtuar qendrës, pse kjo ndarje nuk ishte e arsyeshme. Kështu Kruma u shpall qendër prefekture fill pas kërkesës së parisë së Hasit si dhe me mbështetjen e fuqishme të Bajram Currit, i cili ishte anëtar i senatit që në mars të vitit 1920. Prefektura e re mori emërtimin “Prefektura e Kosovës”, dhe përfshinte Hasin, Lumën e Malësinë e Gjakovës (Tropoja).

June 29, 2016 09:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*