Çfarë ishte Traktati i fshehtë i Londrës?

November 25, 2015 11:20

Çfarë ishte Traktati i fshehtë i Londrës?

I nderuar lexues! Traktati i fshehtë i Londrës (26 prill 1915) ishte marrëveshje e fshehtë e përfunduar midis fuqive të Antantës dhe qeverisë italiane për të plotësuar pretendimet e imperializmit italian në Shqipëri dhe lakmitë ekspansioniste të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Sipas pikës 5 të Traktatit bregdeti shqiptar prej derdhjes së Bunës në veri deri në derdhjen e Drinit në jug, përfshirë Shëngjinin, do t’i kalonte Serbisë dhe Malit të Zi. Sipas pikës 6 Vlora dhe ishulli i Sazanit i kalonte Italisë. Sipas pikës 7 Italia detyrohej të mos e kundërshtonte dëshirën eventuale të Francës, Anglisë dhe Rusisë që pjesët veriore e jugore të Shqipërisë të ndaheshin midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë, ndërsa në Shqipërinë e Mesme do të formohej shteti shqiptar “autonom”, i cili do të ishte nën protektoratin e Italisë. Traktati u hodh poshtë nga Kongresi i Lushnjës.

November 25, 2015 11:20
Komento

4 Komente

  1. Erisa April 18, 11:02

    Shum bukur sepse flet per diçka të rëndësishme

    Reply to this comment
  2. Valza April 18, 11:06

    Shumë bukur sepse flet per diçka të rëndësishme

    Reply to this comment
  3. Marcela October 14, 17:48

    bukur

    Reply to this comment
  4. asdf October 26, 20:00

    hani mut

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*