Çfarë ishte Traktati i Gaetës?

November 29, 2014 17:45

Çfarë ishte Traktati i Gaetës?

I nderuar lexues! Traktati i Gaetës ishte marrëveshje aleance midis Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe Alfonsit I, mbret i Aragonës dhe Napolit. U nënshkrua nga përfaqësuesit e palëve në qytetin e Gaetës (Itali) më 26.3.1451. Në bazë të këtij traktati Alfonsi I merrte përsipër t’i jepte Skënderbeut ndihmë ushtarake e financiare për mbrojtjen dhe çlirimin e vendit nga pushtimi osman. Nga ana tjetër, pala shqiptare do ta njihte Alfonsin si kryezot, pasi ai të kishte dërguar në Shqipëri ndihma efektive kundër osmanëve. Traktati ishte një hap taktik i Skënderbeut për të tërhequr mbretërinë e Napolit në luftë. Por mbas betejës së Beratit, Alfonsi nuk desh të angazhohej në një luftë që kërkonte mjete e forca të mëdha. Marrëdhëniet qëndruan kështu në shkallën e një aleance të thjeshtë, që mbeti në fakt në letër.

November 29, 2014 17:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*