Çfarë ishte “Zëri i Shqipërisë”

May 2, 2018 07:57

Çfarë ishte “Zëri i Shqipërisë”

Zëri i Shqipërisë, (1879) ka qenë një gazetë e përjavshme politike, shoqërore e kulturore në gjuhën greke e pjesërisht shqip.

Numri i parë doli më 29.9.1879 në Athinë, vijoi deri më 1880, gjithsej 40 nr.

E drejtonte Anastas Kullurioti.

Ishte nga organet e para të shtypit shqiptar të Rilindjes Kombëtare.

Luftoi për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar, për zgjidhjen e forcimin e vetëdijes kombëtare, për autonominë deri në çlirimin e plotë dhe për tërësinë tokësore të Shqipërisë.

Trajtoi dhe çështjet e gjuhës shqipe, e shkollës e të kulturës shqiptare.

b.m. / dita

May 2, 2018 07:57
Komento

3 Komente

  1. Krist May 2, 20:50

    A mund te na thote ndonjeri,se cfare rezultatesh ka arritur,kjo gazete,kur per shembull ,gjuha shqipe nuk lejohej te shkruhej e te perdorej ne Shqiperi,e jo me ne Greqi.

    Reply to this comment
  2. Tom May 3, 15:54

    Ajo gazetë, sensibilizoi dhe orientoi shum Arvanitas në Athinë dhe Greqi. Që flitet shkruhet dhe lexohet shqip, në Greqi dhe në trojet shqiptare.

    Reply to this comment
  3. demo May 3, 23:12

    Do te sjell une nje Perkujtim te Konices per Anastas Kulluriotin,se nje miljon shqiptare te sotem te kllonuar nga
    prolet-kulti nuk mund ta sjellin te gjalle Kulluriotin dhe dhelperite e grekerve,sic i sjell oxhaku i larte i Mooloseve te Epirit Faik Konica..Zeri i Shqiperise ishte Zeri i fundit i Arberesheve te Athines.Pas Kulluriotit arberit autoktone nuk thirren dot me ze te larte:Jemi Arberore!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*