Çfarë janë çarshitë?

January 9, 2019 21:52

Çfarë janë çarshitë?

Kuptimi i parë i fjalës çarshi është pazar i një qyteti, ku dikur (nga shek. XVI) ushtroheshin zejtaria e tregtia, si dhe çdo veprimtari tjetër e rëndësishme publike që lidhej me jetën ekonomike-shoqërore dhe politike të vendit.

Me zhvillimin dhe lulëzimin e qyteteve shqiptare në shek. XVII-XIX, çarshitë u pasqyruan dhe morën rëndësi të madhe.

Çarshia më e rëndësishme me rreth 2 000 dyqane ishte ajo e qytetit të Shkodrës, kurse në Rrafshin e Dukagjinit rëndësi të veçantë në shek. XVIII-XIX fitoi çarshia e Prizrenit me mbi 1000 dyqane dhe ajo e Gjakovës me rreth 700 dyqane.

Çarshi të tjera të njohura kemi patur në Elbasan, Berat, Korçë etj.

Çarshia e Elbasanit e vendosur nga pjesa jugore e kalasë kishte 800 dyqane, sa edhe ajo e Korçës; kurse e Beratit arriti deri në 1000 dyqane.

Thuajse të gjitha çarshitë e qyteteve shqiptare u pajisën në kohën e tyre me kulla sahatesh, minare e kupola xhamish.

b.m. / dita

January 9, 2019 21:52
Komento

9 Komente

  1. MH January 9, 22:45

    Çarshia asht me te folmen Kosovare.
    A,din kush me na e thane me te folmen letrare si quhet Çarshia?

    Reply to this comment
    • fteri January 10, 09:09

      Nderime Sh. MH!,
      _(Çarshija )!!!!…Hyjnë në grupin e arkaizmave me periardhje turke.Ka si ekujvalent një kompleks dyqanesh ose quhet Pazari .Tamam në gjuhën letrare shqipe është një kompleks dyqanesh në të dy krahët e rrugës të mbuluara së bashku Kjo është norma letrare shqipe quhet p.sh Pazari i RI ,ose Pazari i Krujës ,që është në hyrje të kalasë etj.

      Kjo fjalë është barbarizëm e huaj përdoret më shumë nga kosovarët ,rrjedh nga turqizmi ,ka mbetur edhe sot në të folmen kosovare edhe diku në shqipëri .Duhet mënjanuar me fjalën pazar ,ose kompleks dyqanesh në gjuhën e bukur letrare -shqipe që është në kristalizim e sipër .

      Por duhet zëvenësuar me ekujvalenten e sajë p.sh Pazari i ri ose ,kompleksi dyqaneve ,duhet që gjuha letrare të pastrohet nga arkaizmat e huaja “të pushtojë ” si të folurën ashtu edhe të shkruarin si në Kosovë dhe në shqipëri ,si në shkollë,në teatër ,radio e shtyp ashtu dhe në familje e shoqëri .Një gazetar ,një mësues ,një politikan ,një deputet duhet të zotroi një gjuhë të kulturuar shqipe dhe atë ta pëdor kudo që me shembullin e tijë të udhëheq e edukoi popullin.

      .Indjek komentet tuaja revulicionare të drejta ,respekte sh.M.H !

      Reply to this comment
  2. Aleksander Thana January 10, 02:44

    Ne shqip eshte tregu, ose pazari (turqisht). Ne Vlore dikur quhej “tregu fshatar”, ku tregtohej pothuajse cdo gje e cdo lloj malli. Ne Gjirokaster ka qene e eshte “qafa e pazarit”. Po keshtu “pazari i ri” ne Tirane, pazari I Krujes, pazari I Roskovecit etj. Ky eshte kuptimin I carshise, me permasa te ndryshme sipas zhvillimit e madhesise te qyteteve.

    Reply to this comment
  3. nje korçar January 10, 11:53

    Ne shkrimin e mesiperm permendet edhe Korça , gjoja dikur me “çarshi”. Korça asnjehere nuk ka perdorur fjalen çarshi dhe asnje korçar , i vjeter apo i ri , nuk ia di kuptimin kesaj fjale. PAZAR , PO .

    Reply to this comment
  4. Jimi January 10, 12:36

    Me i nevojshem ishte te shpjegohej toponimi i fjales “Carshi”, origjina, se sa kuptimi i saj ne shqip.

    Reply to this comment
  5. MH January 10, 13:28

    Çarshi ose bexhisten jane te dy fjalet turqisht.
    Kuptimi i tyre nuk ka te baje fare me tregun fshatar qe asht ambulant.
    Çarshia asht nji teritor i mbyllun me dyqane te perhershem qe bahet tregeti.Hapet ne mengjez dhe mbyllet ne mbramje.Per kete sherbim jane te punsuem roje.
    Ne Shkoder quhesh Bexhisten.Ndersa ne te folmen shkodrane quhesh Pazar.Per tu bind ju tregoj si vijon.
    Ne lagjen Parruce ishte vendos si pune “stacioni” te kishte karroca te quejtuna Kaloshine per tranzitin nga Parruca deri ne (Bexhisten)Pazar.Paguanin 10 leke per njeri dhe kryhesh sherbimi.Njerezia kurr nuk thonin Bexhisten por pazar.Kur pyetnin ndonjeri se per ku je nise.I pergjigjesh per ne Pazar.
    Bexhisten ka ngel si dicka historike karakteristike antikitet muzeale.

    Reply to this comment
    • Shkodrani January 10, 16:40

      Fjalet “carshi”, “bexhisten”, “pazar” jane turqizma. Shqipja i ka rrokur keto fjale. Fjala “treg” eshte shqip?

      Reply to this comment
      • KOZi January 10, 17:11

        Eshte quajtur pazari i shkodres. Bexhisteni ka qene pjese e pazarit. Ne fotot e vjetra dallohet ndryshimi. Bexhisteni kishte dy porta qe hapeshin e mbylleshin me orar se dyqanet e bexhistenit kishin mallra me vlere.

        Reply to this comment
  6. A January 10, 18:59

    Me i madhi pazar ne kombin shqiptar ka qene Pazari i Shkodres. Ne mbrendesi te tij kishte te rrethuar edhe Bexhistenin, i cili ishte nje rrugice qe ne dy anet e saj kishte dyqanet e vlerave te arit dhe te argjentarise. Dy anet e saj u mbyllnin me dy dyer te medha dhe ruhej nga roje te veçanta qe quheshin pasvan.
    Pazari i Shkodres ishte me i madhi me numer dyqanesh ne Perandorine Osmane pas Stambollit me 3000 dyqane. Ky pazar u prish rreth viteve 1960.
    Fjala Carshi nuk eshte perdorur ne territorin e shtetit shqiptar, por ne territoret shqiptare jashte Shqiperise, ne Kosove dhe ne zonat me shqiptare te Maqedonise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*