Çfarë janë Kanunnametë?

May 24, 2013 13:36

Çfarë janë Kanunnametë?

I nderuar lexues!

Kanunnametë janë përmbledhje ligjesh të Perandorisë Osmane që përmbanin normat themelore për rregullimin e marrëdhënieve ekonomiko-shoqërore dhe që vlenin për të gjithë shtetin, ose vetëm për krahina të veçanta. Gjatë shekullit XVI u nxorën Kanunnametë për sanxhakët e Shkodrës (1529-1570), Vuçiternit (1530), Vlorës (1583), Elbasanit (1570), Prizrenit (1591), Ohrit (1613) etj. Këto konsakruan gjendjen e pronësisë tokësore, marrëdhëniet klasore midis spahinjve dhe fshatarëve, detyrimet feudale në dobi të spahinjve dhe të shtetit, etj. Kanunnametë përmbanin edhe dispozita mbi rregullimin ushtarak, politik të sanxhakëve, mbi çmimet e prodhimeve bujqësore, mbi regjimin doganor, etj.

May 24, 2013 13:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*