Çfarë janë kodikët e Beratit?

December 3, 2017 21:48

Çfarë janë kodikët e Beratit?

I nderuar lexues! Kodikët e Beratit janë libra të dorëshkruar në pergamenë me përmbajtje fetare. Në vendin tonë dorëshkrime të tilla janë ruajtur sidomos në Berat.

Nga më të rëndësishmit midis tyre janë: Kodiku i Purpurt dhe Kodiku i Artë. Kodiku i Purpurt është shkruar në gjuhën greke, përmban pjesë nga ungjijtë e Mateut e të Markut, shkruar në shek.VI me ngjyrë të kuqe, prej nga ka marrë edhe emrin “i purpurt”. Është zbuluar në vitin 1868 nga A. Aleksudhi. Kodiku i Artë është dorëshkrim i shek.X në gjuhën greke.

Përmban pjesë nga ungjij të shkruar në pergamenë me shkronja të vogla të arta. Shkrimi i dy kodikëve dhe ruajtja e tyre, krahas dorëshkrimeve të tjera të shumta, tregon nivelin e lartë kulturor të vendit ku ato janë shkruar dhe ruajtur.

December 3, 2017 21:48
Komento

3 Komente

  1. Berlin December 4, 18:01

    gjuha greke ne shekullin e IV ????

    Reply to this comment
  2. Arben December 4, 18:43

    MOS TREGON GJITHASHTU, SE SA TE

    PAVARUR NGA GREKET DHE SA PRANE

    ASIMILIMIT KEMI QENE NE ATE PERIUDHE??!!

    Reply to this comment
  3. xyz December 6, 18:36

    kush pjerdhe per keta kodosha ,kujt i hyne ne pune keta shkarravina pa asnje dobi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*