Çfarë janë kodikët e Beratit?

March 14, 2016 10:52

Çfarë janë kodikët e Beratit?

I nderuar lexues!

Kodikët e Beratit janë libra të dorëshkruar në pergamenë me përmbajtje fetare. Në vendin tonë dorëshkrime të tilla janë ruajtur sidomos në Berat. Nga më të rëndësishmit midis tyre janë: Kodiku i Purpurt dhe Kodiku i Artë. Kodiku i Purpurt është shkruar në gjuhën greke, përmban pjesë nga ungjijtë e Mateut e të Markut, shkruar në shek.VI me ngjyrë të kuqe, prej nga ka marrë edhe emrin “i purpurt”. Është zbuluar në vitin 1868 nga A. Aleksudhi. Kodiku i Artë është dorëshkrim i shek.X në gjuhën greke. Përmban pjesë nga ungjij të shkruar në pergamenë me shkronja të vogla të arta. Shkrimi i dy kodikëve dhe ruajtja e tyre, krahas dorëshkrimeve të tjera të shumta, tregon nivelin e lartë kulturor të vendit ku ato janë shkruar dhe ruajtur.

March 14, 2016 10:52
Komento

3 Komente

  1. Raimond vlonjati March 14, 17:16

    Ato jane greqisht , vetem prifterinjt i kane kuptuar ato

    Reply to this comment
  2. Shefqet Cela March 14, 18:52

    Mund te shkruhej diçka me shume per vete rendesine qe kane.
    Ku u gjeten? Ku ishin gjate luftes se fundit?
    Pse u riparuan, “me shume sukses”, ne Kine.

    Reply to this comment
  3. Peza March 15, 04:36

    Ato jane te shkrojtur me gjuhen e cirilike, gjuhen e perandorise fetare romane lindore. Ato nuk jane te shkrojtur greqisht. Ne fakt ndodh nje ngaterrese: shteti i sotem qe quhet “Greqi” eshte nje shtet fetar qe ne krijim dhe si i atille mori per perdorim gjuhen fetare te kishes bizantine lindore (ortodokse) DHE GJUHA QE PERDORET NE GREQI QUHET GABISHT GREQISHT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*