Çfarë janë Kodikët e Esnafeve
Nga Arkiva
Kodikët e Esnafeve janë regjistra që përmbajnë dokumentimin e shkruar për veprimtarinë kryesore ekonomiko-shoqërore të esnafeve, si dhe ngjarjet kryesore të jetës së tyre.
Kodikët e esnafeve shërbenin si evidenca për emrat e anëtarëve të esnafeve dhe janë burime dokumentare me vlerë për studimin e jetës qytetare të vendit.
Më të vjetër dhe më të pasur me të dhëna faktike janë Kodikët e esnafeve të argjendarëve (1662-1900), të gëzoftarëve (1669-1884) dhe bojaxhinjve (1689-1895) të Elbasanit.
Më të thjeshtë dhe më të rinj janë të terzinjve, bravarëve, bakejve, kondakçinjve, kovaçëve dhe kazanxhinjve.
Më i rëndësishmi është kodiku i argjendarëve të Elbasanit (në foto), i cili për dy shekuj e gjysmë me radhë regjistroi një dokumentacion të pasur esnafor.
n.s. / dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento