Çfarë janë muxhahedinët dhe mbrojtësi i tyre, ish-lobisti i Berishës

February 13, 2016 22:37

Çfarë janë muxhahedinët dhe mbrojtësi i tyre, ish-lobisti i Berishës

Strehimi i muxhahedinëse shihet si arsye e pashpallur e vizitës së Kerryt në Tiranë.

Po çfarë janë muxhahedinët?

Elizabeth Rubin, një bashkëpunëtore e Nju Jork Times, e cila ka vizituar në vitin 2003 Kampin Ashraf, ka sjellë një panoramë shumë mistike të grupit, të cilin ajo e sheh si kult për dy “drejtuesit” që adhurohen prej pjesëtarëve të grupit.

Rubin pretendon – ashtu sikundër një pjesë e madhe e mediave botërore –  se grupi, veç akteve terroriste kundër regjimit iranian në të cilat mund të ketë vrarë rreth 12 mijë persona, madje plagosur Liderin Suprem, ka vepruar si grup mercenarësh në favor të Sadam Hyssein, i cili i kishte armatosur dhe i paguante sa herë kishte nevojë për ta.

Gazetarja citon udhëheqësen Maryam Rajavi t’u thoshte ushtarëve meshkuj dhe ushtareve femra kur ata u angazhuan për të shtypur kurdët që kishin ngritur krye kundër diktatorit Hysein:

“Kurdët shtypini me tanke, ruajini plumbat për Gardën iraniane”.

The Guardian pohon se një numër i madh i pjesëtarëve, sidomos vajza e gra mbahen jashtë dëshirës së tyre në organizatë. Kjo e fundit funksionon në rregulla të çuditshme.

Anëtarë të MEK

Anëtarë të MEK

Anëtarët e saj divorcohen nëse janë të martuar, apo premtojnë që nuk do të martohen kurrë.

Nga ana tjetër, dy drejtuesit janë burrë e grua (foto kryesore), madje për Masut Rajavi thuhet se ia ka “rrëmbyer” gruan një bashkëluftëtari.

Ai kishte shpikur fillimisht divorcin e detyruar të çiftit dhe pasi e kishte bërë Maryanm një bashkëudhëheqëse ishte martuar me të duke pretenduar se nuk mund të punonin bashkë.

Një pjesë e ushtarëve rekrutohen që fëmijë dhe ata mësojnë që të vegjël që vajzat dhe djemtë nuk duhet të kenë kontakte. Të arratisur tregojnë se ndëshkoheshin rreptë në rast të kundërt.

Mjaft prej tyre kanë dhënë dëshmi për rrëfime publike të ëndrrave seksuale, gjë që është parë si mundësi për të zhdukur çdo formë sekrete të individit.

Megjithë çuditë dhe faktin se mund të kemi të bëjmë me një klan sekret dhe ndoshta të dhunshëm edhe për vetë anëtarët e tij, ata nuk shihen të rrezikshëm.

Pjesa më e madhe janë gra apo burra në moshë, apo mjaft të rinj, të cilët sidoqoftë kanë marrë pjesë në luftime dhe një pjesë janë stërvitur si ushtarakë me armë të ndryshme.

Interesant është se njeriu kyç i cili ka lobuar për heqjen nga lista e terrorizmit të kësaj organizate është Tom Ridge, ish-këshilltari i Berishës per çështjet e sigurisë, por edhe nje nga lobuesit kryesorë për ish-qeverinë Berisha në Uashington.

Tom Ridge

Tom Ridge

Në një intervistë për NBC ai e justifikonte këtë veprim me fjalën e dhënë në momentet e dorëzimit të armëve në vitin 2003.

“Në vitin 2003 kur ju a dorëzuan armët amerikanëve, atyre ju premtua mbrojtje. I kërkova presidentit Obama që të bindë autoritetet irakiane dhe kryeministrin Al Maliki për të zgjatur qëndrimin e tyre ne kampin Ashraf deri në gjetjen e një zgjidhjeje për strehimin e tyre”, – shprehet Tom Ridge në intervistën e dhënë në rrjetin amerikan NBC.

Ai duket se arriti suksesin e parë me heqjen nga lista e terrorizmit të organizatës dhe duket se ka zgjidhur problemin e akomodimit të një numri muxhahedinësh nga kampi Ashraf, në Shqipëri gjatë qeverisjes së Berishës.

Por që do vijojë edhe me qeverinë Rama me sa shihet.

Ridge ka deklaruar madje se ka plane afatgjata për atë që ai vetë e quan si opozita iraniane dhe që shpreson se një ditë do të rrëzojnë regjimin autoritar në Teheran.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime mjaft të ashpra në Teheran pasi të gjithë muxhahedinët që mbahen në kampin Ashraf konsiderohen jo vetëm nga qeveria iraniane, ende si terroriste.

Pritja e këtij grupi luftëtarësh solli probleme në 2013 në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Iranit.

Shqipëria rrezikoi gjithashtu probleme me Kinën vite më parë kur pranoi një numër të vogël ujgurësh gjithashtu me kërkesë të amerikanëve.

Tom Ridge u zgjodh në postin e sekretarit për Sigurinë Kombëtare në janar të vitit 2003, por më 30 nëntor 2004 ai paraqiti dorëheqjen, duke thënë se pas 22 vitesh punë kishte vendosur t’i jepte më shumë përparësi familjes dhe çështjeve personale.

Ai ishte më 2005-n në Shqipëri për t’u prezantuar si këshilltar i kryeministrit Berisha.

Ridge, Fazllic e Berisha

Ridge, Fazllic e Berisha

Ridge është shfaqur në atë periudhë në krah të kryeministrit Sali Berisha në takimet qeveritare, së bashku me ministrat, madje edhe me serbo-boshnjakun e shumëpërfolur Damir Fazllic.

Qeveria “Berisha” ka shpenzuar mbi 1.1 milionë USD për të lobuar ndaj administratës, Kongresit dhe Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vitin 2011, 2010 dhe vitin 2007.

Në këto lobime të firmave amerikane nuk përfshihen lobimet që kanë bërë me firmat amerikane në vitin 2009, por kjo nuk lidhet me qeverinë shqiptare, por me partitë politike, të cilat kanë kontraktuar me firmat lobuese amerikane për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.

Një nga kontratat lidhet drejtpërdrejt me firmën ‘Ridge Global’, LLC në vitin 2007.

Sipas dokumenteve zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë amerikane, rezulton se në vitin 2007, kjo firmë, që përfaqësohet nga Tom Ridge, ka përfituar nga qeveria shqiptare shumën prej 479.973 dollarësh amerikanë.

Zotit Ridge iu dorëzua shuma në dy pjesë, 160.000 USD dhe në 319.973 USD përkatësisht në datat 11.01.2007 dhe në 29.11.2007 – thonë dokumentat zyrtarë të autoriteteve amerikane. / Dita /

February 13, 2016 22:37
Komento

24 Komente

  1. paris February 13, 22:48

    Lere cfare thote Ridge, qe po mbajtkan nje premtim, genjeshtra politikanesh.
    Kjo organizate ka qene pjese e CIA.
    Sa per pranimin, nuk ka kellqe Rama , Berisha a ndonje tjeter ti beje karshillek amerikaneve, ndaj po ndodh

    Reply to this comment
  2. emigrant February 13, 22:49

    Kesaj i thone pune o ti mik. Fli o popull se mire e ke.

    Reply to this comment
  3. socialist fierak February 13, 22:50

    Berisha ne cdo moment te qeverisjeve te tij e ka treguar frymen anadollake te tij.
    Po ky Rama qe hiqet si rilindas pse i heq breket njesoj?

    Reply to this comment
    • Pisllik February 14, 00:36

      Berisha pranoi vetem 200 Rama thone ka firmosur per 1 000. Pesefishi.
      Pesefishi i Saliut eshte edhe n korrupsion

      Reply to this comment
  4. ermal February 13, 22:51

    Nje numer shume i madh familjesh shqiptare sot jetojne nen minimumin jetik te jetes, ata nuk jetojne, por thjeshte mbijetojen, punojne per te mbajtur frymen gjale….
    Edhe per shkak se shume nga parate qe duhej te shkonin ne ndihme te tyre, kane shkuar ne xhepat e lobistave.
    Per keta do bej gje Amerika?

    Reply to this comment
  5. kreshniku February 13, 22:52

    Mos e krueni ju komunistet me Ramen ne kry me Amerikanet.
    Celula antiamerikane nen drejtimin e Rames bene kete propogande.Qeverija Amerikane falnderoji Shqiperine per kete veprim.
    Tom Rixh nuk eshte Namik Dokle as Skender Gjinush as Xhon Wisneri i Rames ,apo ai pleha juej Rexhep Qose

    Reply to this comment
    • Po,Po February 14, 21:46

      Ja edhe nje fantazme tjeter e ngritur nga varri ……., ai eshte idjoti , qe i pelqen ta quaje veten Kreshnik !!!!!
      Sa shume plehra mbajtka ky truall i lashte !!!!!

      Reply to this comment
  6. . February 13, 22:52

    b.th e mencur amerika i largon prej b.thes vet e ja fut te tjerve

    Reply to this comment
  7. Media e lire, February 14, 00:27

    Historia e kokave qe na kane drejtuar qe nga zogu e deri sot deshmon qe keto koka ju bejne leshime qeverive te ndryshjme ,qe ju forcojne kolltukun,nderkohe kokat pasurohen nen rogos, A nuk shiti detin saliu?.enveri cfare su dha serbeve apo titos qylce pa shperblim.Eshte fakt qe Amerikes nuk ja prishim dot,pa te vatani mjerohet.Shto ketu qe jemi vend mysliman,ndaj i pranojme.

    Reply to this comment
  8. MH February 14, 00:53

    Keto akrobacina allish verishe nuk kane ndodhur ne asnji menyre e frome ne monizmin diktature.Asnji shtet nuk ka guxue te fusin hundet si sot me cfare lexojme.Diktatori Hoxha ia vinte kufinin tek thana kur vinte ceshtja per pavarsi.Atehere vertet kemi kene shtet i pavarun dhe te lire ne kuptimin e vertet te fjales.Keshtu sic shkruhet asht me te lujte tepeleku i kokes kur nuk je i zoti te besh ate qe i interreson vendit dha pavarsise.Po detyrohesh te imponohesh nga miku apo keshilluesi qe gezon superfuqi si nga ana ekonomike ashtu dhe politike ne glob.Kryefamiljari zbythet e nuk asht i zoti te beje ate qe duhet per ropt e vet.
    Po cfare kuptimit ekziston ideja.Per krijmin Byroja Kombetare e Hetimit kur luhen gjithe keto gure per interresa ere mish dhije.
    I lumi une qe jame ne mosh e do iku shpejt nga kjo bote e “krenare” e ndyre.
    Per mue jeta ma e bukur mbetet jeta e qetesise moniste.I vorfen por i lire dhe pa kurrfare friget se mund te vinte damllaja nga se pandeh.Kishte mjafte ane negative ajo kohe po te kaperdishme.Mjafton te mesoheshe te jetoshe i heshtur ashtu sic jetoj dhe sot i heshtur.Per te mos i rene murit me koke.Te jetosh ne terezine e vetvetes pa krijuar konflikte shoqerore me tjetrin.E ne vecanti me shtetin.
    Edhe te pa shkolluemit kur faleshin apo i luteshin Zotit.I benin rixha(thirrje,lutje) Zotit: Propona(na largo) Zot,Prej zajrmit,ujit dhe qeverise.Na merre ne mbrojtje.

    Reply to this comment
  9. Hani pak mos hani shume m.... February 14, 02:43

    Shkurt muhabeti, Muxhahedinet jane nje organizate terroriste, por me bekimin e CIA-s nuk quhet e tille, je apo nuk je terrorist kete e thote vetem Amerika, qe e ka bere boten nevojtore. Tom Ridge eshte nje matrapaz qe bashkepunon me qeverine dhe Kongresin Amerikan dhe perfiton miliona $ nga klika qe udhehiqen si SLIU me shoke duke vjedhur hapur qytetaret e botes. Kjo quhet DEMOKRACI Amerikane.

    Reply to this comment
    • info analitike February 14, 10:25

      O ti qe nuk ta kaloka askush ne te ngrene! Po perse te gjithe sherbetoret e enverit u turren per te sherbyer o ne Ambasaden Amerikane ose shkuan ne Amerike per te jetuar, madje duke u hequr si te persekutuar, kur na paskesh qene nje demokraci kaq e keqe?! Do t’i kishte pasur me hije t’i qendronin besnike vijes se partise e te strehoheshin ne Kube, Korene e Veriut e ndonje vend tjeter ku mbijetojne ende germadhat e nje sistemi te deshtuar. Mjaft me kete refrenin e Saliut se po behen me keq se ajo Kryetarka e FRESSH-it qe nuk e di se ku gdhihet. Po i shkoni prapa nje te mashtruesi hajdut te cmendur qe as ju vete nuk e keni idene se ku po ju shpie. Saliu ia shiti detin grekut ndersa Rama ka zgjedhur t’ia jape Shqiperine me koncesion te huajve, pra q ete dy ia shiten vendin te huajve prandaj mos derdellisni kot per atdhetarizem apo propagande boshe se njerezit si ju vrane shqiptare per t’i bere qejfin here sllavit, here rusit, here kinezit. Tani vazhdo ha e ngopu se vetem kjo te ka mbetur.

      Reply to this comment
  10. maks February 14, 06:45

    made in rapublik bananesh dikur shtet i pavarur tani gjysem koloni

    Reply to this comment
  11. intelektuali February 14, 08:46

    PAS LHL-VE TE ASADIT EDHE TALEBANET E SADAMIT, ME TE VERTETE SHBA I QUAJNE SHQYPTARET SI NJE FIS KANIBALESH ZULU

    Ndryshe dallkauku i Obames, John Kerry, i cili eshte pergjegjesi kryesor per krizen e refugjateve siriane ne Evrope, pra ky debil i politikes se jashmte amerikane qe nuk mban asnje pergjegjesi per krizat qe po krijon ne Bote bashke me Diktatorin e Rusise Putin eshte e qarte totalisht se nuk i numeron shqyptaret per njerez normale, por si nje fis kanibalesh qe qeverisen nga BOSA krejtesisht te korruptueshem dhe te perpunueshem, ashtu sic i la para do kohe Partia e Punes e Enver Pederastit.

    Reply to this comment
  12. Max February 14, 09:26

    Sae fat shqiptaret ne 14 shkurt 1000 muhaxhedine…

    Rrofte amerika dhe udhehumburi rama

    Reply to this comment
  13. N.VJOSA February 14, 09:33

    Politike mercenaresh, shtet mercenaresh!
    Ket muxhahidinet e Tom lobistit te Berishes jane nder terroristet me te rrezikshem!
    I duane Shba- per politiken e tyre, por pranimi i tyre ne Shqiperine e vogel eshte nje Rrezik i Madh!…
    Jo vetem se armiqsohesh me nje shtet si Irani, i cili eshte i rrezikshem edhe per shtete te medha, por keta muxhahidinet jane nje bombë me sahat!…
    Ne se Shqiperia do te ndihmoje amerikanet, le te gjeje nje mundesi tjeter, por jo te rrezikoje ne kete far feje!…
    Megjithate ne komentuesit jemi nje pik uje ne Oqean, jemi thjesht spektatore, te medhenjt i dine me mire keto pune…U dalt per hajër!…

    Reply to this comment
  14. ODISEJA February 14, 13:01

    HALET E CIAS

    Reply to this comment
  15. VellazeriA February 14, 16:59

    Shqiptaret po i durojne politikes kurve sot varferi, korrupsion, vjedhje , anarki , pa punesi e plot tjera. Por politikanet pederase me shume se ai bythqiri Kris Pinderi, duan me shume nga shqiptaret. Duan ti sjellin dhe Muxhahedine. Duan ti heqin Shqiperise dhe gurin e fundit ku mbahet. Qetesine. Duke i sjelle ate ferr qe po perjeton Europa me klandestinet. Shqiptaret i kane duruar poshtersite e politikes boll, por a do durojme dhe kete maskarallek te fundit me Muxhahedine terroriste? Rama, Berisha, Basha, Meta, jane gadi te qeverisin duke hapur bythen c”do kerkese amerikane! Por ne, nuk do ta lejojme kete vend ta qeverise LGBT. Deri ketu duruam boll, tani kupa u mbush! Qe neser femijet mos na peshtyjne, ne duhet ti ndalim sot. Dhe do ti ndalim. NE!

    Reply to this comment
  16. Hani pak mos hani shume m.... February 14, 17:21

    “info analitike” qenke anetare e denje e e shoqates bamirese LGBT, dil andej nga SHQUP-i dhe merr falas nje klluf cari se i jep Lulezimja frre, qe te vesh nga koka deri tek kembet, qenke kurvice e keqe dhe kur flet ndyn ambjentin, rrace kur**.

    Reply to this comment
    • info analitike February 14, 18:11

      Ore po ti hake te gjithe per vete e pastaj ia vesh te tjereve. Mos me ngaterro mua me lali Erjonken se nuk ta kam fajin une qe neuronet te kane shtegtuar ne nje planet tjeter.

      Reply to this comment
  17. bureto February 14, 19:00

    Shqipot jane ne fund te listave statistikore per cdo gje te mire ne Bote. Por ama jemi ne krye, por ne krye fare ama (se ka dhe vend të II e të III) per t’i dhene mend gjithe Botes sidomos te medhenjve te saj. Keshtu na ka mesuar Enveri qe u tregoi vendin të gjitheve sovjetikeve, kinezeve dhe gjithe aleancave imperialisto-revizioniste. Pika qe s’na bie! Ndaj jemi ketu ku jemi!

    Reply to this comment
  18. jonuz March 29, 19:15

    Dhe berisha po dhe Rama nuk kane force te kundershtojne jane vetem kelyshe te vegjel te buces amerikane

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*