Çfarë janë NDT / Pse ky tërmet kërkon me urgjencë testimin e godinave

November 28, 2019 23:16

Çfarë janë NDT / Pse ky tërmet kërkon me urgjencë testimin e godinave

Nga Zef Mazi

Tërmeti që goditi vendin tonë para dy ditesh është një fatkeqësi e madhe natyrore, një tragjedi, që mori mjaft jetë njerëzish dhe bëri dëme të medha materiale.

Para dy muajsh, në shtator, pati goditje të forta tërmeti, dëme të mëdha materiale, panik në popullsi. U tha se do të verifikioheshin të gjitha dëmtimet, do të riparoheshin ato dhe njerëzit do të rinisnin jetën normale të pashqetësuar.

Tërmeti para dy ditësh demonstroi se nuk ishte bërë gje, ose fare pak.

Dëmtimet e godinave, plasaritjet që pësojnë muret e shtëpive nga tërmetet, nuk janë vetëm ato që duken me sy. Ato që nuk duken, që jane të fshehura në thellësite e mureve, nga themelet e lart, janë mjaft më të rrezikshme.

Një tërmet i dytë, pasi një i mëparshëm i ka bërë gati përmes dëmtimeve e plasaritjeve qe nuk duken, i rrëzon godinat.

Sot ka teknologji, pajisje të posacme dhe njerëz të specializuar që i njohin mirë ato teknologji, që përdorin pajisjet e posaçme dhe dine t’i interpretojnë të dhënat që merren nga këto teknologji.

Ekspertët e sizmologjisë, profesorët në këtë fushë, ndonëse të paktë në numër, profesorët e inxhinjerisë të ndërtimit, e njohin egzistencën dhe përdorimin e atyre teknologjive.

Ata duhen pyetur për cdo gjë.

Ky mekanizëm duhej vënë në lëvizje menjëherë që në shtator. Ajo që nuk u bë atëhere duhet bërë urgjent tani, pa humbur fare kohe.

Konkretisht e kam fjalën për përdorimin e teknikave rrezatuese përmes të ashtu-quajturave Testime Jo Shkaterruese (Non-Destructive Testing – NDT).

Këto teknika e teknolopgji përdoren gjatë ndërtimit të godinave, urave, tubacioneve të ujrave, etj., dhe ato minimizojnë ndjeshëm dëmin që mund të shkaktohet nga fatkeqësitë natyrore dhe shpëtojne jetë njerëzish.

Janë të shumta përdorimet e kësaj teknologjie (NDT) në lidhje me manazhimin e fatkeqesive të tilla natyrore.

Agjensia Nderkombëtare e Energjisë Bërthamore është organizata unikale ndërkombëtare e specializuar për çështjen e rrezatimeve. Ajo ka ndihmuar qeveri e vende të ndryshme për të përdorur këto teknologji që bëjnë vlerësimin e integritetit të strukturave, ndërtesave, etj.

Ato teknologji janë përdorur, për shembull, pas tërmeteve në Meksike, Nepal, Ekuador, etj. Në muajt e parë të këtij viti, Agjensia Bërthamore i dërgoi pajisje NDT Meksikës dhe Ekuadorit pas tërmeteve të fortë që ranë atje.

Keto pajisje do të ndihmojnë hapjen e një qendre rajonale në Meksike për të ofruar ndihmë emergjente në rast fatkeqie natyrore që mund të godasi Ameriken Latine.

Teknika më e përdorur zakonisht është radiografia industriale që perdor valet e rrezeve gama, x dhe neutrone për të testuar integritetin e strukturave civile duke mos i shkaktuar atyre as edhe një dëmtim.

Ekspertët theksojne se ato përdoren para tërmeteve për të parandaluar shëmbjen e mundëshme ne rast tërmeti, gjatë emergjencave të shkaktuara nga tërmeti për të vlerësuar shkallën e dëmtimit dhe përdorshmërine e godinave të dëmtuara, dhe pas tërmetit në projektimin e ndërhyrjeve për rikonstruktim.

Ekspertët janë gjithashtu të mendimit se kontrolli i rregullt i cilesisë të godinave me teknikat e NDT-se, gjatë gjithe jetës te tyre, përfshirë gjatë ndërtimit, ndihmon të evitosh shëmbjet e papritura.

Kur ndodhin fatkeqësi të tilla natyrore mund të demtohen rëndë qendrat historike, godinat cilvile/pallatet ku banojnë njerezit, shtëpitë, godinat publike, rrjetet e shpërndarjes të ujit, etj.

Megjithëse disa struktura mund të qëndrojnë në këmbë pas një tërmeti, ato mund të kenë marrë të krisura apo të çara që mund të mbarsin rreziqe të tjera të mëdha në rast se nuk zbulohen herët, me kohe dhe në rast se nuk riparohen shpejt.

Me sy të lirë, pa aparatura dhe teknologji të specializuara, nga njerëz të patrajnuar mirë, pa ekspertizë, një gjë e tillë nuk mund të bëhet si duhet dhe e plotë.

Përdorimi i këtyre teknologjive (Teste NDT) është mjaft kritik për të zbuluar difektet e fshehura në godina dhe për të ofruar mbështetje për riparimin e tyre si duhet.

Agjensia Bërthamore, në kuadrin e një numër projektesh të bashkëpunimit teknik, trajnon profesionistë në këtë fushë, ofron edhe pajisje. Ajo aktualisht ndihmon që të ngrihen rrjete, si në Ameriken Latine, ne Azi dhe Paqësor, për të shkëmbyer përvoja, ekspertizë dhe pajisje kur ndodhin fatkeqësi të tilla.

Ngritja dhe pasja kurdoherë e kapaciteteve të forta kombëtare për emergjencat, përfshirë ato të përdorimit të NDT, si dhe bashkëpunimi rajonal, mund ta përmirësojnë ndjeshëm qëndrueshmërine e strukturave civile të prekura nga tërmeti apo nga fatkeqësi të tjera natyrore.

Ato teknika ndihmojnë për të gjetur dhe adresuar pasojat dhe për të mbështetur me të dhëna të sakta riparimin e pasojave. Teknikat berthamore mund të luajne rol thelbësor në parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe të manazhimit të tyre.

Shqipëria është anëtare e IAEA që nga themelimi i saj para 63 vitesh. Shqipëria ka të drejtë dhe duhet të kërkojë ndihmë urgjente, të specializuar për testet NDT nga Agjensia Bërthamore në këtë rast emergjence dhe fatkeqësie të madhe natyrore dhe tragjedie kombëtare shkaktuar nga dy tërmete të mëdha radhazi.

Solidariteti i jashtëzakonshëm kombëtar i popullit tonë në këto ditë fatkeqësie të madhe, si dhe ai i specializuar ndërkombëtar, duhet të pasohen urgjentisht nga hapa të mençur, profesionistë, nga shteti për të adresuar urgjent, sic duhet, me teknologji dhe mjete moderne, pasojat e këtij tërmeti të egër.

Mundësitë janë, duhen përdorur të gjitha.

 

****

Botuar në Dita. Autori është ish Ambasador i RSh pranë Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore dhe ish-Asistent Special për Strategjinë i Drejtorit të Përgjithshëm të kësaj agjensie

November 28, 2019 23:16
Komento

10 Komente

  1. Dashi November 28, 23:59

    Shkrimi eshte i sakte por ish ambasadori nuk eshte i informuar qe ne shqiperi ka kompani qe kryejne NDT, madje prej shume vitesh, thjesht shteti sna ka pjerdh kurre edhe kur e kemi ngritur kete teme. Kane preferuar te mbeshteten ne sharlatan

    Reply to this comment
  2. Renaldo November 29, 00:49

    E kuptuam ligjërisht edhe Gjëndjen e Jashtëzakonshme, e cila nuk ka lidhje fare me atë që diheshe, Qeverisë i duhet të dëmshpërblejë deri në qindarkën fundit të dëmtuarit.

    Gjëndje e Jashtëzakonshme në thelb do të thotë, që Qeveria ka të drejtën t’i kufizoj Qytetarit dhe Sipërmarrjes disa të drejta.

    P.sh, Qeveria ka të drejtë që në një Gjëndje të Jashtëzakonshme, çdo Apartament bosh, që nuk shfrytëzohet nga Pronari i saj, në Tiranë dhe Durrës, me një VKM, t’ia marri në përdorim për një kohë të caktuar.

    Qeveria ka të drejtë që në një Gjëndje të Jashtëzakonshme, çdo Sipërmarrës t’a detyroj që të japi donacione të paktën 2% të fitimit të tij vjetor që ka deklaruar herën e fundit.

    Prandaj o njerëz, veçanërisht Ju që ndiqni linjën e PD-së, që njëherë nuk dëgjova në artikulimet e saj (PD) publike diçka racionale, filtrojini mesazhet dhe dilni pak më afër të vërtetës.

    Jo se PS-ja është më mirë, dhe ajo këtë Populizëm ka ushqyer gjatë kohës që ishte në Opozitë.

    E vetmja mënyrë për të rritur Përgjegjësinë e Qeverisjes janë Qytetarët që duhet të ngrejnë nivelin e bisedës dhe të llogarisë.

    Mos u manipuloni nga militantët e PD, PS dhe LSI, e vetmja mënyrë që të rritim përgjegjësinë e Qeverisjes në vend, janë vetëm Qytetarët jo Militantë apo edhe jo anëtar Partie.

    Reply to this comment
  3. intelektuali November 29, 00:53

    Zef Mazi:

    Testimi i godinave eshte “pas pilafit”

    sepse:

    ENERGJIA RREZATUESE BERRTHAMORE NUK ZEVENDESON DOT KONTROLLIN E DETYRUESHEM NGA SHTETI QE NGA PROJEKTIMI, TEK LEJA E NDERTIMIT DHE E SHFRYTEZIMIT TE NJE PALLATI APO OBJEKTI NDERTIMI

    Te vjen edhe per te qeshur edhe per te qare kur degjon politikane apo bedela te tyre qe deklarojne ne keto dite fatkeqesie se pallatet e shkaterruara jane te privatit dhe per to shteti nuk mban fare pergjegjesi, ose qe perpiqen te minimizoje permasat e tragjedise duke krahasuar numurin e viktimave ne termetet e ngjashme ne vende te tjera qe kane dhene me shume viktima ne njerez sesa ne Shqypni. Madje servilizmi, hipokrizia dhe cinizmi enverist arriti deri atje sa nje profesor ndertimi ne ne TV te deklaronte se ky termet ishte nje “Fitorje” e papare per shkencen shqyptare te ndertimit sepse pati shume pak viktima ne njerez dhe deme materiale,

    E GJITHA KJO ESHTE NJE PALACOLLEK MADHOR SHTETEROR

    sepse:

    Edhe me nje sy amatori mund te konstatosh se kontrolli i gjithe procesit te ndertimit te banesave dhe pallateve ne Shqypni qe nga projektimi dhe kontrolli i projektit nga supervizori i licensuar shteteror, per te kaluar me pas ne dhenien e lejes se ndertimit nga Institucioni shteteror apo vendor perkates, kontrolli i vazhduar i procesit te ndertimit nga supervizori i licensuar, verifikimi i cilesise se materialeve te perdorura me certifikatat perkatese te origjines e deri tek dorezimi i nderteses me leje shfrytezimi shtet,

    I GJITHE KY ZINXHIR KONTROLLI NDERTIMI

    Ne Shqypni eshte inekzistent, fajesimi i privatit per cilesi te keqe te ndertimit te baneses se tij eshte jo vetem debilizem prej injoranti dallkauk, por edhe dashakeqesi per te justifikuar qeverine dru me pre te Edi Rames pa shkolle dhe pa kurfare arsimi qe nuk di se nga lidhet gomari per te organizuar drejtimin e shtetit ne kete fushe delikate te jetes se popullsise,

    prandaj:

    QEVERIA AKTUALE ESHTE FAJTORJA KRYESORE E TRAGJEDISE QE PO DEL NE PAH PAS TERMETIT KU KATASTROFA FINANCIARE KA KAPUR PERMASA TE LLAHTARSHME

    Fshehja e kesaj te vertete te frikeshme me llogje propagande boshe per solidaritet patriotik, ne nje kohe qe kontrolli i qeverise se Edi Rames per cilesine e ndertimeve ne vend ka qene ne nivelin zero gjate gjithe ketyre 6 vjeteve ne drejtim, vetem e shton panikun per t’u larguar nga Shqypnia qe eshte lene ne dore te Zotit dhe te Fatit dhe asnje Institucion shteteror nuk e ka haberin si mund te mare masa per te parandaluar fatkeqesi natyrore dhe per te garantuar sigurine e jetes. Ne Itali nga nje termet 6,2 balle me epiqender direkt ne qytetin L’Aquila ne vitin 2009 u vrane 308 vete, por ndertimet ne kete qytet datojne qe nga Roma e Lashte, jane kryesisht me tulla qerpici dhe krahasimi nuk eshte i drejte dhe aspak adekuat, po keshtu eshte fare i padrejte te krahasosh termetin e Durresit me te Shkupit te 1963 me mijra te vdekur qe rafshoi kryeqytetin e Maqedonise, i cili i rindertua nga fillimi me norma te reja projektimi dhe nje kontroll te rrepte,

    prandaj:

    TERMETI SHKATERRUES I NENTORIT 2019 TREGOI SE SHTETI SHQYPTAR DUHET TE NGREJE URGJENTISHT INSTITUCIONIN E SUPERVIZORIT TE NDERTIMIT ME AUTORITET TE LARTE SHTETEROR

    Qe te kontrolloje projektimin brenda normave, te raportoje Institucionin shteteror te Kontrollit te ndertimeve, te firmose mbi lejen e ndertimit, te kontrolloje gjithe procesin e ndertimit dhe te leshoje firmen per lejen e shfrytezimit

    KESHTU VEPROHET NE VENDET E CIVILIZUARA

    Kete Autoritet te Kontrollit te ndertimit duhet te ngreje urgjentisht shteti yne si “Mize pa koke” ne menyre qe te mos vdesin njerez te pafajshem qe besojne tek shteti kur blejne apartamentet e tyre dhe ne menyre qe te mos shkaktohen deme financiare te llahtarshme qe politikanet po perpiqen t’i fshehin me propagande te shemtuar enveriste duke treguar fotografi me dron:

    O SA I BUKUN DUKET DURRSI!

    kur:

    Shumica e ndertesave te plasaritura apo te shkaterruara po t’i shikosh me sy te zakonshem pa patur nevoje per pajisje rrezatuese berrthamore jane ne pike te hallit dhe te rrezikshme per banim, qe tregojne per abuzime te llahtarshme ne gjithe zinxhirin e procesit te kontrollit te ndertimit nga ana e shtetit qe duhet:

    URGJENTISHT TE NDRYSHOJE

    Reply to this comment
  4. Adih November 29, 01:41

    Mer ate rogen qyl o Zef Mazi ne Wiene tek UNO CITY dhe mos na shit mend .Aty ku punon ti , jane Fizikante ,ku rogat i investon per ndihma ketyre fizitikanteve qe vine nga bota e trete thjesht per ndihme UNO . Kurse ti je vetem nje mesues Anglishte ,si Arben Ahmetaj dhe as edhe nje gje me shume , prandaj mos u ndihej , se smerr vesh nga lidhen gomaret .O Zef Mazi..

    Reply to this comment
  5. Z/K November 29, 13:45

    intelektuali

    Po ku ishe ti parapilafit te shpertheshe diturin sic e shperthen permbas pilafit te pilafit.

    Reply to this comment
    • intelektuali November 29, 21:52

      Z/K e pilafit te Enverit:

      Hap arkivat e gazetes se nerume DITA qe te lexosh te njejtin shkrim te intelektualit, madje me te hollesishem me detaje per absurdin e ndertimeve ne Shqypni pas termetit te shtatorit, por mund te verifikosh per te njejtat shkrime paralajmeruesi para nje viti dhe para pese vitesh, kur Edi Rama sapo kishte hypur ne karriken e Kryeministrit te vendit, por:

      ASKUSH NUK I BESOI INTELEKTUALIT

      Gazeta DITA mund ta afirmoje kete gje,

      por:

      Nuk eshte detyra e intelektualit te kontrolloje ndertimin, intelektuali nuk eshte zgjedhur per te bere Kryeminstrin qe te aktivizoje Inspekoriatin e Ndetimit, intelektuali nuk merr page nga shteti per te paralajmeruar per gjendjen alarmante llahtar ku ndodhet gjithe zinxhiri i ndertimit ne Shqypni qe nga projektimi mesjetar i ndertesave me kollona si “kembe pule” pa asnje mbrojtje sizimike e deri tek kontrolli i gjithe procesit te ndertimit me pas nga supervizore te licensuar nga Shteti nga momenti i lejes se ndertimit deri tek dorezimi i saj me leje shfrytezimi per te garantuar njerezit se ndertesa qe po blejne eshte e sigurt dhe nuk do te bjere nga nje termet mesatar 6 ballesh, jo kjo nuk eshte detyra e intelektualit, por e Shtetit dhe Pushtetit qe paguhet dhe eshte zgjedhur nga populli pikerisht per kete gje,

      prandaj:

      Replika juaj “pas pilafit” nuk ka groshin brenda.

      Reply to this comment
  6. GIOTINA November 29, 13:49

    O ZEF TE SHKERDHEFTE KINA Ç’FAR TE PERMBAN PRAGU I SHTEPISE QE AKOMA NUK E DI QE JE EDHE TI QE I VUTE ZJARRIN DHE NXORET UJE TE ZI 30 VJET SHQIPERISE SI BLLOKMENE NE SHERBIM TE SERBISE DHE KARAXHIXH SALISE!!!!!

    Reply to this comment
  7. Populli November 29, 18:21

    Heu, Mazi ekspert edhe per te poshteruar ambasadoret e tjere, edhe per godinat? Po patem ndonje problem per gripin e derrit, besoj do na jape pervoje edhe per ceshtje te tilla me rendesi historike.

    Reply to this comment
    • Mazi ekspert edhe per te poshteruar ambasadoret e tjere, edhe per godinat? November 29, 21:07

      Eshte per te qeshur ngrefosja shqiptare edhe kur nuk je specialist i fushes ! Ky eshte nje fenomen i perhapur shume ne Shqiperi! Psh kishim nje Doktor Zemre, qe u Arkitekt i Demokracise shqiptare dhe qe pas 7 viteve shkaktoj nje TERMET shume te madh me mijra viktima, 3000 te vrare dhe te plagosur ! dhe me mijra te tjere ne eksod !
      Kemi nje Piktor dhe Basketbollist qe hypi lart ne Rilindje me mbeshtetjen e popullit por sic shihet ai eshte i mbytur nga skandalet finaciare droga, dhe paaftesia !
      Kemi nje ish Mundes President -qe shume shpejt nga nje njeri me kostum dhe sandale me nje shtepi 80 metra katror , u be super milioner- Top Man njeriu me i pasur ne Shqiperi dhe me i paafte ne sherbim te publikut shqiptar !
      Rezultatet e gjendjes se shqiptareve pas Termetit flasin flasin vet ! Flasin vet ! Shteti ka mungesa te theksuara qe duket shume qarte ne SITUATA te veshtira si kjo !
      Sfidat dhe aftesia per mbijetes i takojne vetem shqiptareve . Publikut i cili kerkon urgjendsisht ndihmen dhe profesionalismin e SHtetit !
      Ku je o shtet ?!!
      Dil te shohim !
      Aman mos nxirr Kryemistrin ne ekran , qe tha :

      “” Une kam miq shume dhe do ti shfrytzoj ne kete rast qe te na japin ndima ! Te na ndimojne !”

      Ky ishte ngushellimi qe tha Kryemistri i paafte !

      Reply to this comment
  8. intelektuali November 29, 21:53

    Z/K e pilafit te Enverit:

    Hap arkivat e gazetes se nerume DITA qe te lexosh te njejtin shkrim te intelektualit, madje me te hollesishem me detaje per absurdin e ndertimeve ne Shqypni pas termetit te shtatorit, por mund te verifikosh per te njejtat shkrime paralajmeruesi para nje viti dhe para pese vitesh, kur Edi Rama sapo kishte hypur ne karriken e Kryeministrit te vendit, por:

    ASKUSH NUK I BESOI INTELEKTUALIT

    Gazeta DITA mund ta afirmoje kete gje,

    por:

    Nuk eshte detyra e intelektualit te kontrolloje ndertimin, intelektuali nuk eshte zgjedhur per te bere Kryeminstrin qe te aktivizoje Inspekoriatin e Ndetimit, intelektuali nuk merr page nga shteti per te paralajmeruar per gjendjen alarmante llahtar ku ndodhet gjithe zinxhiri i ndertimit ne Shqypni qe nga projektimi mesjetar i ndertesave me kollona si “kembe pule” pa asnje mbrojtje sizimike e deri tek kontrolli i gjithe procesit te ndertimit me pas nga supervizore te licensuar nga Shteti nga momenti i lejes se ndertimit deri tek dorezimi i saj me leje shfrytezimi per te garantuar njerezit se ndertesa qe po blejne eshte e sigurt dhe nuk do te bjere nga nje termet mesatar 6 ballesh, jo kjo nuk eshte detyra e intelektualit, por e Shtetit dhe Pushtetit qe paguhet dhe eshte zgjedhur nga populli pikerisht per kete gje,

    prandaj:

    Replika juaj “pas pilafit” nuk ka groshin brenda.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*