Çfarë janë Shëtitoret Antike?

November 29, 2013 15:14

Çfarë janë Shëtitoret Antike?

I nderuar lexues! Shëtitoret antike janë pjesë të kompozimit urbanistik të shesheve qendrore në qytetet antike, ku bëheshin edhe takime për shkëmbimin e mendimeve, për mësime dhe veprimtari të tjera të jetës qytetare. Nga ana arkitektonike trajtoheshin si galeri të mbuluara, 50-100 m të gjata me një varg kolonash në ballë, të hapura ndaj mjedisit të jashtëm. Deri më sot në vendin tonë njihen 7 të tilla të shek.IV-III p.e.r., nga dy në Apoloni e Dimal dhe nga një në Nikaia, Bylis e Butrint. Prej tyre më e vjetër është shëtitorja dykatëshe e Apolonisë.  Shëtitorja tjetër e Apolonisë që zëvendësoi të parën është një nga shembujt më të arritur të këtyre ndërtimeve. Ajo shquhet për planimetrinë e zhvilluar, pasurinë e përpunimit dekorativ dhe veçantitë e trajtimit të elementeve formuese.

November 29, 2013 15:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*