Çfarë janë Treportet?

June 21, 2013 15:09

Çfarë janë Treportet?

I nderuar lexues!

Treportet janë një rrip kodrinor toke në trajtën e një istmi të ngushtë në veriperëndim të Vlorës, midis lagunës së Nartës në lindje dhe detit në perëndim, me gjatësi 8 km dhe gjerësi 150 m-3.2 km.  Kodrat përbëhen nga shkëmbinj. Dikur ato kanë qenë ishuj, por janë bashkuar me tokën nëpërmjet rripave ranorë të krijuar prej veprimtarisë depozituese të detit. Në të kaluarën lidhja e lagunës së Nartës me detin bëhej nëpërmjet tre hyrjeve. Sot ruhet vetëm njëra (ngushtica e Peshkimit në veri), ndërsa dy të tjerat janë mbyllur nga veprimtaria depozituese e detit. Në pjesën më të gjerë dhe më të lartë të Treporteve (kodra e Pllakës) gjendet fshati Zvërnec. Zgjatja drejt jugut e kësaj kodre formon kepin e Treportit. Aty janë zbuluar rrënojat e një porti të vjetër ilir.

June 21, 2013 15:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*