Çfarë janë Venomet?

April 7, 2013 15:24

I nderuar lexues!

Venomet janë e drejta kanunore e përpunuar gjatë shekujve në krahinat e Shqipërisë. Para pushtimit osman kjo e drejtë kishte qenë e kristalizuar edhe në kanune të veçanta si ai i Lekës, i Skënderbeut etj. Gjatë pushtimit osman venomet u mbajtën në disa vatra të qëndresës shqiptare si në krahinën e Himarës, në krahinat malore në veri dhe jug të lumit Drin dhe në krahinën e Malësisë së Madhe. Venomet i kundërviheshin ligjshmërisë dhe administratës osmane, e cila detyrohej t’i pranonte ato, duke i quajtur si privilegje të veçanta që u jepeshin disa krahinave. Venomet iu njohën krahinës së Himarës nga sulltan Bajaziti II qysh më 1492 me një marrëveshje, sipas së cilës krahina qeverisej në bazë të venomeve të saj kundrejt një detyrimi vjetor.

April 7, 2013 15:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*