Çfarë janë “Virgjinat”

August 7, 2018 09:15

Çfarë janë “Virgjinat”

Virgjinat (në foto pamje nga filmi me të njëjtin emër kushtuar virgjinave shqiptare) janë vajza që zotoheshin botërisht se nuk do të martoheshin më.

Kjo sjellje bazohet në një zakon shumë të lashtë dhe ndodh vetëm për arsye të forta, p.sh. për të marrë gjakun e vëllait a të atit, kur familja nuk kishte meshkuj të tjerë.

Pasi zotohen virgjinat vishen tërësisht ose pjesërisht si burra, marrin një emër mashkulli, “rrinë ndër burra”, u lejohet duhani dhe nuk bëjnë punë shtëpie.

Ato mund të ruajne bagëtinë dhe të mbajnë armë.

Në epikën popullore përmenden raste virgjnash që kanë luftuar me trimëri të rrallë.

Autorë të ndryshëm kanë përshkruar raste të kësaj dukurie të lashtë në Mat, Mirditë, Lumë, Malësi të Madhe, në Kosovë etj.

n.s. / dita

August 7, 2018 09:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*