Çfarë ka ndodhur me Kryeprokurorin?

September 23, 2016 18:39

Çfarë ka ndodhur me Kryeprokurorin?

A është kërcënuar vërtet Kryeprokurori i Republikës?

Lajmi i përhapur nga kanali TCH me burime të paqarta ka ngjallur shumë dyshime.

DITA pyeti në kushte anonimati, përfaqësues të politikës, drejtësisë dhe medias që janë afër punës së Prokurorisë së Përgjithshme.

Shumë pak besojnë se ka patur një situatë serioze ndaj z.Llalla.

Është e vërtetë që ai ka marrë një SMS në muajin gusht, por situata duket e hiperbolizuar, për arsye ende të paqarta.

Z.Llalla e ka çuar bashkëshorten shtatzënë në Gjermani për të lindur atje, ndërkohë që vajzat studiojnë në të njëjtin vend.

Pra “largimi i familjes” siç u raportua, nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me ndonjë rrethanë apo segment kohor të caktuar.

Gjithashtu nuk ka patur gjatë kësaj kohe ndryshim drastik masash sigurie nga Garda apo Policia.

Vetë kryeprokurori nuk ka folur lidhur me lajmin e përhapur, por një reagim nëpërmjet zyrës së shtypit në Prokurori më shumë i shton se i pakëson pikëpyetjet.

Lidhur me interesimin tuaj pas lajmit të publikuar në televizionin TCH me titull “Kërcënohet Adriatik Llalla, kryeprokurori detyrohet të largojë familjen nga Shqipëria”, dëshirojmë të theksojmë se si Prokurori i Përgjithshëm, ashtu edhe institucioni i Prokurorisë vijojnë normalisht aktivitetin në bazë të ligjit dhe nuk ka asnjë cënim në ecurinë e hetimeve që po zhvillohen në të gjitha strukturat e institucionit” – thuhet në reagimin, në të cilin kërcënimi i supozuar as pohohet as mohohet.

Dita

 

September 23, 2016 18:39
Komento

25 Komente

  1. biometri September 23, 18:47

    sido qe te jete puna, nje kryeprokuror qe nuk mbron dot veten dhe familjen e tij nuk i hyn ne pune Shqiperise.
    E si mund te mbroje te tjeret nga krimi ky, kur ia mbath ne momentin e pare te rrezikut?

    Reply to this comment
    • materniteti shqiptar September 23, 18:47

      o biometri po nuk e ka kercenu askush kete or jo
      ose i perhap vete keto lajme ose ia perhapin ata qe duan te tallen me te

      Reply to this comment
    • alphade September 24, 10:55

      Ky kryeprokuror eshte njeriu me i pa afte qe ka njohur
      historia e Shqiperise gjate gjithe egzistences se saj !
      Eshte thjeshte nje sejmen ,ashtu si edhe presidenti i vendit , nen urdherat e Berishes dhe familjes se tij !
      MOS KUJTONI SE DUKE IKUR NGA SHQIPERIA DO T’I
      SHPETONI NGA DREJTESIA DUKE SHPIKUR ALIBI TE
      NDYRA QE S’I HA ASNJERI QE KA DY GISHT BALLE !
      NUK I MASHTRONI DOT JU MORE ZOTERINJ SHQIPTARET !
      BURGU JU PRET….!!!!
      QUO VADIS ???

      Reply to this comment
  2. albani September 23, 19:10

    Turp i madhe per z. Llalla. Pavaresisht se ngjane me ujin e vakte per te mos ftohur e as djegur njerin a tjetrin krah te politikes, nuk e kisha menduar se do ia lejonte vetes kete shfaqje turperuese per vetveten.

    Reply to this comment
  3. zari shkelzenit September 23, 19:11

    Si muhabet leshi me duket dhe mua

    Reply to this comment
  4. 007 September 23, 19:15

    ia ka bo vetes mesazhin kercenus
    Eshte tu bo gati valixhet

    Reply to this comment
  5. emigranti September 23, 19:16

    hajde shqypni hajde
    edhe kryeprokurori kerkon azil ne Gjermani
    ikni vrap se ju hengri gogoli t gjithve

    Reply to this comment
  6. kris 1 September 23, 19:32

    lajm per te larguar vemendjen nga plehrat

    Reply to this comment
  7. Z/K September 23, 19:35

    Agjensia e lajmeve Berisha(ALB&RV) si dhe Radio Vicidoli asht agjensia me serioze ne vend!

    Cdo lajme qe jepet pa dijenin e Berishes nuk perben seriozitet.
    Pyetni Berishen nese ka kercnime Prokurori dhe familja e tije.Po e deklaroi Berisha se Prokurori kercnohet dijen mire qe ceshtja asht teper e “prefte” dhe “serioze”.

    Reply to this comment
  8. fteri September 23, 19:38

    Me sa duket kryeprokurori Llalla po pranon të rrezikojë veten pa dobi vetëm për ti pëlqyer padronit tij Berisha e kapter jarit !! që shqipërisë ti hapet nami i keqë në botë. ……Se në shqipëri sundon ,krimi ,kërcënimi dhe vrasja ,vendi i mafjes dhe shantazhit kundër bizneseve dhe i kërcënimit dhe drogës ,nuk ka të ardhme .
    …….Ky k/prokuror po ulë autoritetin e shqipërisë .Luftën kundër krimit e ka quar në fundë të listës të shteteve me kriminalitet të lartë si kenja afrikane.
    …….Për të fshehur krimet e bandës Saliut po merr arratinë jashtë shtetit të jetoi në luksë parajse me taksa të shqiptarve të varfër.
    ….Po si të ja bëjnë shqiptarët e varfër që janë mbyllur brenda si pasojë e gjakmarrjes nga tallja që prokuroria e llallës i futi në zingjirin e krimit dhe ngatrresave me breza të tërë.

    Reply to this comment
  9. Mandi September 23, 19:40

    Nje nga metodat me ordinere per te kerkuar azil, ky eshte mire se e besojne. Imagjino edhe kryepeokurori i republikes nuk ka besim tek ky vend!

    Reply to this comment
  10. Vëzhguesi F. September 23, 19:56

    Keto nuk jane lajme, ose me sakte ky nuk eshte lajme, madje nuk eshte as si ajo mbarsja e malit qe polli nje mi, por keto jane pordhe me rigon qe fryjne tullumbacet mediatike. Ndaj ketyre sajesave , kushdo qe i ka perhapur, serviler, kodosher, po qe se ka nje fije shtet duhet te mbaje qendrim te prere. Nje gje e dine dhe buferit dhe jo njerzit e ketij vendi. Qe Adriatik Llalla, me gjumin e tij letargjik mbi dosjet e krimit monstruoz shqiptar, te Gerdecit dhe para tij, te rruges se kombit, te shitjes se detit, te vrasjes se 21 Janarit, te vrasjeve te deputetit Xhindi, biznesmenit Kosta Trebicka, deputetit Sokol Olldashi, gjykatesit vlonjat dhe plot te tjera, nuk eshte dhe nuk mund te krahasohet me Falkonen. Nese e ka derguar gruan ne Gjermani per te lindur (se ketu ka frike se mos e pesoje si ajo 35 vjeçarja) apo dhe dy vajzat per tu shkolluar, nuk ka bere ndonje gje me ndryshe se te gjithe ata qe kane bere para ne Shqiperi. Ndoshta kjo duhet te jete nje piste hetimi per vete organin qe ai drejton per te bere llogarite e te ardhurave dhe shpenzimeve dhe burimin e tyre.

    Reply to this comment
  11. populli September 23, 20:28

    Jam i nje mendje me ” 007″,e ka bere vete sms se eshte i zhytur ne balte

    Reply to this comment
  12. Ersi September 23, 21:18

    Turp

    Reply to this comment
  13. Adih September 23, 23:11

    Mire dhe ju jape te drejte o komentues, per findet e ketij anti shqiptari anti drejtesi i lidhur me mafjen e krimit politikan , por une do ngre nje pyetje tjeter .Ku i gjen parate ky, per te derguar gruan e me femite e vet , dhe jo nje dite ,por ndoshta e ndjen ca e pret, edhe per gjithmone ..Si do mbijetoje ky fshatar gramshi ,pa pune ne gjermani . Ky pa mesuar gjermanisht edhe ndihmes puntor ne komunale nuk e pranojne .. Ja , z Prokuror i pergjithshem, kjo eshte transparenca , lufta konderkorrupsiont dhe drejtesia qe ke bere ti..

    Reply to this comment
  14. Bariu September 23, 23:41

    E beri si Ahmet Zogolli,vodhi per bukuri,duke bere pazare,si majtas e djathtas, per boten e krimit,i vuri te gjitha ne vije ,dhe katundari nga Gramshi po ja mbath ,me gjithe familjen,duke na treguar “kercenimet”.Ky eshte sherbimi i fundit,qe ky krimb i drejtesise,i ben Saliut,sepse ky lajm,eshte i barasvlefshem,pra ne shqiperi,institucionet varen nga mafja dhe bota e krimit.

    Reply to this comment
  15. Shkerdheni i Saliut September 24, 00:43

    Ka pare ne ender Sah-lehin i mbuluar me lekure ujku dhe me dhembe te rena, nuk po e kafshonte se nuk kishte dhembe, por ja kishte futur nga pas.

    Reply to this comment
  16. albani September 24, 01:13

    Eshte si “kercenimi” qe mori dikur Arjan cani qe e perdori per te ikur nga Vizion plus tek Klani i klanit Berisha dhe Frangaj. Edhe ky po kete po ben. Kush merakoset per kete paloqe, asnje!
    Kjome na kujton ate “tritolin” qe vuri Ylli pango tek garazhi i makines se tij, gjoja se e kercenojne. Dhalla mendon se me kete mund te kerkoje strehim politik ne USA, apo diku tjeter.

    Reply to this comment
  17. demo September 24, 13:22

    Po si nuk ja beson kush hallin Dhalles?Po le t`i japin leje lindje,si ne Hollande.

    Reply to this comment
  18. Arben September 24, 14:52

    PO I ERDHI RRADHA KETIJ TE FUTET NE HASMERI PER RROGEN 1,000 USD NE MUAJ QE I JEP POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK, UNE HEQ KOKEN.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  19. Arben September 24, 15:22

    PO I ERDHI RRADHA KETIJ TE FUTET NE HASMERI PER RROGEN 1,000 USD NE MUAJ QE I JEP POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK, UNE HEQ KOKEN.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK..

    Reply to this comment
  20. petrit September 24, 18:23

    Kercenim eshte ” VETINGU “

    Reply to this comment
  21. I.Troplini September 24, 18:30

    E kishin marrè peng dikè dhe kèrkonin njè shumè tè majme pèr ta liruar.
    Dyfishin pagoi dimush, por jo pèr ta liruar por pèr ta lènè aty ku ishte.
    Ky kryeprokuror, nuk kèrcènohet nga askush. Ngaqè ai nuk ka bèrè ASGJÈ, nuk ka mundur tè bèjè as “gabime”.
    Jepini Gjermanisè dyfishin, vetèm le ta mbajè atje. Kètu nuk i hyn nè punè as dreqit.

    Reply to this comment
  22. Zgalem September 24, 19:01

    Ne kete cerekshekulli figurat me te shemtuara shqiptare mbeten B. Nishani dhe LLallla . C’lloj shqiptaresh jane keta , qe kane marre ne mbrojtje ligjore nje familje kriminale si ajo e Sali Berishes . Si merr guximin , ky birbo dhe kthen failjen ne refugjat politik . Turpi eshte pak . Per keto rraste duhet te lejohet perjashtimisht vdekja me gure . Zgalem

    Reply to this comment
  23. Salihaleja vrit ndonjerin qe te shpetosh September 24, 19:30

    Hyri ne fuqi Radha e kercenimeve salihaleja tani do te beje kurbanin e radhes duke vrare ndonjerin nga me te ” shtrenjtet e tij ” qe te kerkoje azil per familjen ne Serbine meme

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*