Çfarë ka qenë Bashtina?

November 30, 2014 12:13

Çfarë ka qenë Bashtina?

I nderuar lexues! Bashtina ka qenë kategori e pronës tokësore në zotërim vetjak gjatë mesjetës. Zotëruesi i saj (bashtinari), që kishte të drejtë ta shiste ose ta linte trashëgim, ishte i ngarkuar me disa shërbime kundrejt kryezotit feudal. Me zhvillimin e marrëdhënieve feudale, bashtina që punohej nga zotëruesi fshatar, kaloi bashkë me të nën vartësinë e një feudali të veçantë. Në periudhën osmane bashtina kaloi në pronësi të shtetit osman dhe iu la në përdorim fshatarëve raja të krishterë. Me emrin “bashtinë” quheshin deri në shek.XVI edhe tokat që i ishin lënë në përdorim shtresës së ushtarakëve të vegjël kundrejt shërbimeve ushtarake të caktuara.

November 30, 2014 12:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*