Çfarë ka qenë Herbari Kombëtar?

July 6, 2019 17:45

Çfarë ka qenë Herbari Kombëtar?

Herbari Kombëtar ka qenë një koleksion bimësh të vendit të thara e të renditura sipas kritereve të caktuara që është përdorur për qëllime studimi, konsultimi, dokumentimi dhe krahasimi.

U ngrit më 1947 pranë sektorit shkencor të botanikës të Insitutit të Shkencave nga botanisti Nikolla Lako.

Përbëhej nga një fond mjaft i pasur me rreth 2500 lloje, kryesisht bimë enësore të përfaqësuara nga rreth 70.000 ekzemplarë.

Llojet e bimëve kanë qenë sistemuar në gjini dhe familje sipas rendit analfabetik.

Herbari Kombëtar shërbeu si fond bazë i materialit faktik të bimësisë për kryerjen e studimit mbi florën e Shqipërisë dhe mbi florën krahinore.

Një interes të veçantë paraqiste koleksioni i bimëve të rralla dhe endemike të Shqipërisë.

Tashmë është pothuajse i zhdukur.

d.a. / dita

 

July 6, 2019 17:45
Komento

2 Komente

  1. Alban July 8, 14:25

    Ua po si qenka i zhdukur? Kush e zhduki?

    Reply to this comment
  2. GR July 8, 20:57

    Nuk eshte zhdukur por ndodhet ne Kopshtin Botanik.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*