Çfarë ka qenë Linja?

May 16, 2016 10:28

Çfarë ka qenë Linja?

I nderuar lexues!

Linja ka qenë pjesë kryesore e veshjes popullore, e përhapur pothuaj në të gjithë Shqipërinë. Bëhej me pëlhurë shtëpie, dikur prej liri (prej nga ka marrë edhe emrin) ose kërpi dhe, më vonë, prej pambuku. Kishte shtat të drejtë, me kinda anëve, dhe mëngë të gjata.

Linja ishte e gjatë deri në gju ose deri në pulpë. Janë të njohura për larminë dhe hijeshinë e zbukurimeve të tyre linjat e Myzeqesë, të Dumresë, të Shpatit, të Fushë-Krujës, të Zadrimës, të Bregut të Bunës, të Hasit etj. Në shumë zona linja mbahej si veshje e sipërme dhe njëkohësisht si ndërresë mbi të cilën vishej një fustan i gjatë.

Linja e ka prejardhjen nga një veshje e ngjashme, e përdorur nga ilirët, që përmendet te autorët me emrin “dalmatika” (veshje e dalmatëve).

May 16, 2016 10:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*