Çfarë ka qenë metohu?

November 21, 2015 14:14

I nderuar lexues! Në periudhën mesjetare bizantine, metohu ka qenë manastir i vogël ose një kishë me prona, ara, kopshte, vreshta etj. Zakonisht ishte në vartësi të një manastiri të madh që ishte njëkohësisht edhe pronar i tij. Në trevat shqiptare metohët përmenden në shek.XIV në krahinat verilindore, po edhe në jug si p.sh. në krahinën e Kolonjës më 1336. Termi “metoh” ekziston edhe sot si toponim në krahina të ndryshme. Emërtimi Metohi i krahinës së Rrafshit të Dukagjinit ka lidhje me këtë lloj prone.

November 21, 2015 14:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*