Çfarë ka qenë Pariku?

December 3, 2014 18:12

Çfarë ka qenë Pariku?

I nderuar lexues! Pariku, gjatë periudhës së feudalizmit (shek.IX-XIV) ka qenë kategori kryesore e popullsisë fshatare të varur. Parikët ishin të varur së pari prej shtetit bizantin, të cilit i jepnin detyrime në natyrë, të holla dhe shërbime (renta qendrore). Me zhvillimin e marrëdhënieve feudale, pjesa më e madhe e rentës që nxirrej nga fshatarët, u shkonte feudalëve të veçantë. Parikët kishin ekonominë e tyre, punonin me mjetet e veta ngastrat që mbanin nga feudali ose entet fetare e për të cilët u jepnin këtyre detyrimet. Për të ndaluar mosdhënien e detyrimeve, shteti mori masa për t’i regjistruar parikët bashkë me tokën dhe për të ndalur largimin e tyre.

December 3, 2014 18:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*