Çfarë ka qenë sistemi i Themave

May 20, 2018 09:45

Çfarë ka qenë sistemi i Themave

Thema ka qenë njësi ushtarake-administrative dhe më vonë kadastrale-fiskale në Perandorinë Bizantine, nga e cila rekrutohej një repart ushtarak i caktuar që e kishte vendqëndrimin aty.

I diktuar nga nevoja për të përballuar rrezikun e jashtëm, sistemi i themave shfrytëzonte forcat ushtarake vendase për të ruajtur sundimin bizantin.

Në trevat shqiptare sistemi i themave u vendos aty nga dekadat e para të shek.IX me themën e Durrësit që përfshinte pjesën më të madhe të trojeve të banuara nga shqiptarët që nga Tivari në veri e deri në Gjirin e Vlorës, kurse në lindje shkonte deri në lumin Drin.

Tokat shqiptare jugore u përfshinë në themën e Nikopolit, ndërsa ato lindore e verilindore fillimisht bënin pjesë në themën e Selanikut e më pas në atë të Shkupit.

Krahinat më veriore u vunë nën administratën e themës së Dalmacisë.

Në krye të themës qëndronte strategu (duka), me pushtet të plotë ushtarak e civil.

b.m. / dita

May 20, 2018 09:45
Komento

3 Komente

  1. Shqiptar Vendi May 20, 19:39

    cfare lidhje ka kjo foto me ushtare osmane ,me shkrimin me siper ?

    Reply to this comment
    • ee May 21, 13:16

      Ne kohen e Bizantit nuk ishte shpikur fotografia, keshtu qe kur fotografi vajti ne Kostandinopoje e gjeti Stamboll me asqere turq:)

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*