“Ç’kanë më shumë se unë ata në Bashki?” Biseda e Ramës me qytetarin

February 24, 2018 10:18

“Ç’kanë më shumë se unë ata në Bashki?” Biseda e Ramës me qytetarin

 

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e shtunë me një takim me drejtues të administratës qendrore dhe vendore të Beratit, ku ndodhet prej ditës së djeshme, kur u bë edhe mbledhja e fundit e qeverisë.

Në këtë takim, kryeministri ka folur mbi shërbimet administrative për qytetarët, reformën e ujit, skemën e re të mbështetjes financiare për fermerët, por edhe për skemën e ndihmës ekonomike.

Rama theksoi se ata qe kanë mundësi për të punuar, nuk do të marrin “asnjë kokërr leku”, ndërkohë që ka treguar edhe një histori me një qytetar në Berat.

“Dje sapo kemi dalë këtej nga takimi, kam ndeshur me një person, një alamet djali rreth të 40-ve, në formë fizike absolutisht të admirueshme që kërkonte ndihmë ekonomike dhe në mënyrë të përsëritur i kam thënë që nesër ti mund të fillosh punë, e donte patjetër në bashki, ndërkohë që vazhdimisht pyetjes sime a je gati të fillosh në privat, i përgjigjej pse çfarë kanë ata që punojnë në bashki më shumë se unë, më të mirë janë ata?

Pra ideja që dua 50 mijë lekë nëse s’më jepni punë në bashki është një ide që nuk do gjejë vesh tek ne, se ndihma ekonomike në rradhë të parë është ndihmë për familje në pamundësi reale dhe në varfëri reale”, u shpreh shefi i qeverisë.

Duke folur për skemën e re të mbështetjes financiare për fermerët, Rama tha se “kemi bërë të qartë për të gjitha agjencitë e shërbimeve ndaj qytetarëve se çdo dokument çfarëdo është absolutisht detyrim i çdo zyre që të mos e refuzojë apo vonojë duke kërkuar nga qytetarët që të shkojnë në zyra të tjera për dokumentet përkatëse, për kërkesat e tyre. Autorizimet, licenca, certifikatat e caktuara që vërtetojnë këtë apo atë, duhen edhe disa dokumente të tjera, këto duhet t’i garantojë vet zyra përkatëse brenda për brenda sistemit të administratës shtetërore. Qytetarët duhet të marrin vetëm dokumente bankare apo në lidhje me të shkuarën e tyre në emigracion. Kjo nuk po kthehet ende në një sistem në të gjithë vendin, ndaj në mbledhjen e djeshme të qeverisë është kërkuar të merren masa për këtë”, tha Rama.

Më tej, kryeministri është ndalur edhe te reforma e ujit, ku për Qarkun e Beratit ka theksuar se ka progres, por ka kërkuar që të gjithë të kontribuojnë e të bëjnë më shumë që të mos lejohen më lidhje të paligjshme, e pse jo edhe të sigurohet furnizimi me ujë 24 orë në ditë për qytetarët.

Tema e tretë kishte të bënte me skemën e re të mbështetjes financiare për fermerët.

“Është shumë e rëndësishme që çdo individ që paguhet nga taksat e qytetarëve për të përfaqësuar në çdo qark, për të informuar dhe për të ndikuar pozitivisht te fermerët sesi mund të kenë qasje në këto fonde. Ne nuk do të shpërndajmë më lëmosha mbijetese apo politike për njerëzit që jetojnë e punojnë në fshat. Nuk do ta thërmojmë më për shpërndarje parash lart e poshtë duke mos marrë atë që duhet në funksion të vlerës së shtuar. Çdo fermer është i lirë të bëjë çfarëdo, por jo çdokush do të mbështetet nëse bën çfarëdo. Kulturat e duhura do të mbështeten, përtej tyre s’do të ketë asnjë kacidhe”, deklaroi Rama.

a.s/dita

February 24, 2018 10:18
Komento

5 Komente

  1. info analitike February 24, 12:10

    Si nuk paska pasur turp ky i riu te krahasohet me shoket e partise. Po pse ore do te krahosohesh ti me servilet e partise. Eshte pikerisht fale armates se servileve qe partia e korrupsioni mbahen ne kembe. Keto qenerimet e kriepsikos jane cq kobtradiktore sepse ndersa i sulet si i terbuar qytetareve te thjeshte e ka mbushur administraten me hajdute, kriminele e te paafte. Tamam drejtimi i duhur drejt shkaterrimit te vendit.

    Reply to this comment
  2. Adih February 24, 15:15

    O Rama ,ti bere Fate Velajn ,sekretar per kulturen ne kryeministri , e tani deputet dhe ben finte per kete 40 vjecar e ku ne bashkine e Beratit ?????

    Reply to this comment
  3. Adih February 24, 15:40

    ….

    Reply to this comment
  4. Adih February 24, 15:49

    O Rame ,cfare ka me shume Fate Velaj me shume se ky 40 vjecari . Ka punuar ndihmes elektricist ne karaburun ,dhe na i bere sekretar per kuturen ,se skishte artiste me shkolle te larte shqiperia, e tani na i ke bere edhe deputet . Bravo z Kryeminister

    Reply to this comment
  5. Saliu dhe Zeni sy bufi February 25, 10:34

    Them se 40 vjecari ka te drejte sepse kur ne nje vend nuk zbatohen ligjet njesoj per te gjitha dhe ai thote qe dhe une te zbatoj thenien e popullit qe:ujku mjegull do dhe une me qene se jam nje palo dembeli perse te mos notoj ne nje gisht me uje ….Po sikur te ishim ne kohen e komunizmit ,po ky person do ti thosh vehtes ,,leri denglat por shtrengo verren qe te nxjerish seren prandaj keta njeres nuk i sherbejne shoqerise sepse i rendojne tokes …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*