Çfarë kanë qenë Akçet?

December 21, 2017 16:00

Çfarë kanë qenë Akçet?

Akçe është quajtur një njësi monetare osmane prej argjendi që qarkulloi edhe në trevat shqiptare nga shekulli XV deri në fillimet e shekullit XIX.

Vlera e Akçes ka ndryshuar gjatë periudhave historike.

Në gjysmën e parë të shek XV një dukat venedikas ishte baras me 35 Akçe dhe në fund të këtij shekulli me 120 Akçe.

Më vonë vlera vazhdoi të bjerë.

Termi Akçe duke filluar nga shek. XV u përdor edhe me kuptimin e përgjithshëm para.

Në Evropë Akçe u njoh edhe me emrin Aspra (greqisht).

Prej tyre e ka prejardhjen fraza “shitet për dy aspra”.

n.s. / dita

December 21, 2017 16:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*