Çfarë kanë qenë Bezistenet?

September 21, 2018 14:35

Çfarë kanë qenë Bezistenet?

Bezisteni ishte një treg i mbyllur që shërbente për shitjen e mallrave të çmuara; të pëlhurave të importit, argjendarisë, armëve të zjarrit, gurëve të çmuar etj.

Bezisteni përfshinte një numër dyqanesh, ishte i fortifikuar, i siguruar me porta të mëdha dhe të rënda dhe ruhej natën nga njerëz të armatosur.

Bezistenet ishin bërthamat më të rëndësishme tregtare të qendrave më të mëdha qytetare.

Në Shqipëri, në shek.XVII-XIX bezistene u ndërtuan në Shkodër, Prizren, Berat, Prishtinë etj. nga njerëz të pasur dhe funksionarë të lartë.

Me rëndësi ishin bezisteni i Shkodrës, i ndërtuar më 1807-1808 nga veziri Ibrahim pashë Bushatlliu dhe bezisteni i Prizrenit, që u dogj më 1835.

Në ditët e sotme, një formë e ngjashme me këtë lloj tregu janë qendrat e mëdha tregtare.

b.m. / dita

September 21, 2018 14:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*