Çfarë kanë qenë Jeniçerët?
I nderuar lexues! Jeniçerët kanë qenë ushtarë këmbësorë me pagesë në ushtrinë osmane; ata formonin një korpus më vete që përbënte pjesën më të rëndësishme dhe më të zgjedhur të gardës së sulltanëve. Korpusi i jeniçerëve u formua nga fundi i shek.XIV dhe luajti një rol të rëndësishëm, si ushtri e organizuar mirë, për zgjerimin e Perandorisë në fushatat pushtuese në vende të ndryshme. Jeniçerët dërgoheshin në shërbim edhe për ruajtjen e kalave në viset kufitare; të tillë kishte edhe në trevat shqiptare që në shek.XVI. Jeniçerët luajtën një rol të rëndësishëm edhe në jetën politike. Komandanti i tyre ishte një nga funksionarët më të rëndësishëm të shtetit. Korpusi i jeniçerëve u shpërnda me dhunë në fillim të shek.XIX, me zbatimin e reformave centralizuese edhe në ushtri.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento