Sa e përhapur ka qenë kumbaria në Shqipëri?

December 5, 2016 09:45

I nderuar lexues!

Kumbaria është një zakon i lashtë që shërbente për forcimin e fisit, duke zgjeruar rrethin miqësor.

Kumbaria përftohej duke thirrur një njeri nga një familje tjetër si dëshmitar në martesë, në pagëzim ose për t’i prerë flokët për herë të parë fëmijës së vogël. Njeriu që i priste flokët fëmijës quhej kumbar ose nun (po të ishte grua, ndrikull ose nuna).

Flokët e fëmijës priteshin në tri vende me gërshërë ose me biçak. Forma më e vjetër e përdorur në malësitë veriore ishte përcëllimi i flokëve me një pishë të ndezur.

Shoqërohej me një ceremoni familjare dhe ka vijuar deri në vitet e para pas çlirimit të ’44-s.

Njerëzit që lidhnin kumbarinë dhe pasardhësit e tyre bëheshin “shtëpi” me njëri-tjetrin, nderoheshin si të ishin të një gjaku, aq sa ndaloheshin martesat midis tyre.

Kumbarët dhe ndrikullat zinin vend të nderuar midis njerëzve të shtëpisë, fjala e tyre kishte peshë.

December 5, 2016 09:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*