Çfarë kanë qenë nimfetë

June 14, 2018 08:34

Çfarë kanë qenë nimfetë

Nimfetë janë tempuj të lashtësisë që u kushtoheshin perëndeshave të ujërave (nimfave).

Kanë qenë ndërtime pranë burimeve, zakonisht me kamare për shtatore, me kolona etj.

Më i vjetri në Shqipëri është nimfeti i Apolonisë.

Përbëhet prej një muri-pendë për grumbullimin e ujit nga 6 kanale dhe dy basenet e kullimit dhe marrjes së ujit.

Para tyre ndodhet një portik me 7 kolona dorike; ka tipare të thjeshta e harmonike.

Ndër nimfetë e shekullit I pas K. shquhen ata të Butrintit.

Nimfetë më të bukur kaNë qenë shpesh të veshur me mermer shumëngjyrësh.

b.m. / dita

June 14, 2018 08:34
Komento

1 Koment

  1. Apollonia ime June 15, 14:20

    Em…nuk ka ne Bote gje me te bukur ,se te jetosh
    ne ishullin e Nimfave …

    i love you all

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*