Çfarë kanë qenë Venomet?

November 26, 2013 16:57

Çfarë kanë qenë Venomet?

I nderuar lexues! Venomet përfaqësojnë të drejtën kanunore të përpunuar gjatë shekujve në krahinat e Shqipërisë. Gjatë pushtimit osman ato u mbajtën në disa vatra të qëndresës shqiptare, si në krahinën e Himarës, në krahinat malore në Veri dhe në Jug të lumit Drin dhe në krahinën e Malësisë së Madhe. Venomet i kundërviheshin ligjshmërisë dhe administratës osmane, e cila detyrohej t’i pranonte ato, duke i quajtur si privilegje të veçanta që i jepeshin disa krahinave. Venomet iu njohën krahinës së Himarës nga Sulltan Bajaziti II që në vitin 1492 me një marrëveshje, sipas të cilës krahina qeverisej në bazë të venomeve të saj kundrejt një detyrimi vjetor. Ato u shtrinë edhe në krahinat e tjera të qëndresës shqiptare.

November 26, 2013 16:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*