Çfarë kuptuam nga kundërshtarët e z.Xhufi

Alban Shtylla May 18, 2016 12:35

Çfarë kuptuam nga kundërshtarët e z.Xhufi

Unë, një lexues i përditshëm i gazetës “Dita” ndihem i fyer nga shkrimi plot hipokrizi i zotit Fuga (Artan) me titull: “Letër miqësore e intervistuesit të Pëllumb Xhufit në Dita”, pasi ai fyen inteligjencën tonë si lexues duke na servirur një shkrim të paqartë. Pasi i bën ca ledhatime vetes, i jep një “recetë” filozofie plot sqimë gazetarit të nderuar Xhevdet Shehu. Miqësisht dhe me kafe brenda, dy tre pika me “ilaçe”, për ta “shëruar” gazetarin, për të qënë në formë në të ardhmen. Por kjo është çështje që u përket atyre dyve.

Se cili është Artan Fuga, për ne njerëzit e thjeshtë nuk ka shumë rëndësi, ne nuk merremi me filozofi, ama, me gazetari merremi si lexues.

Dhe ja, ku na shfaqet z.Fuga me një shkrim që na befasoi për nga cilësia e dobët e trajtimit të çështjeve që prekte. Nuk e njoh në vazhdimësi, se nuk i lexoj gazetat e tjera se më mjafton kjo, por nuk besoj që në shtypin tjetër të shkruajë kaq pa përgjegjësi, si këtu. Ndaj më lind e drejta të gjykoj se ky ka menduar “sipas kokës!”, duke na trajtuar si nostalgjikë dhe të prapambetur, prandaj ndjehemi fyer dhe nuk mund ta lejoj të më fyejë inteligjencën, që as ai, as unë nuk e kemi matur kush e ka më të saktë. Në këto caste ai mendon, “unë”, ti s’je “askushi”. Nëse unë i kam hamendje, të shpjegojë ai vetë ato që ka shkruar. Ama, për hir të autoritetit të tallet me ne, jo!

Që ta kuptojmë dhe ne që s’jemi akademikë, dua t’na shpjegosh ç’ke dashur të thuash me këtë në shkrimin tënd: “Akademia e sotme shkencore vuan nga të njëjtat mentalitete, sepse ashtu kanë rrjedhur punët, por ajo e atëhershmja ishte një bunker sovjetik, një bunker i modelit sllav, i atyre akademive të sotme lindore (i atyre, a këtyre?) që vazhdojnë të përdoren nga shtetet përkatëse si shkopinj e kamxhiqe nacionaliste në radhë të parë, për të keq të kombit që i ushqen”. Ç’ke dashur të thuash, se ne na duket si gabim logjik? I ushqen për të keq! Këtu, dhe më poshtë ti abuzon me të vërtetën, sepse shkenca sovjetike ka qenë dhe është në majat e shkencës botërore. Kur thua, se s’thua asgjë, “ideologjikisht ajo akademi, sikurse janë reminishencat edhe tek e sotmja, mbetet në histori një bunker sovjetik, një organizëm institucional çensure kolektive, dhe atëhere me këtë rast kam parë lemerira epistemiologjike”. Shumë punë të qenka hapur i nderuari akademik, edhe të shërosh nostalgjikët dhe të reformosh akademitë sllave!

Dhe më poshtë një tjetër thënie shterpë: “Gjuhësia mbështetur te vepra e Stalinit (i mbështetur te vepra e Hrushovit) mbi çështjet e gjuhësisë që genocidonte gjuhët specifike, jurispudenca kishte mbetur tek kushtetuta kriminale e mesit të viteve ’70 e që na serviret dhe sot si kontribut juridik (ku?, gënjen) historia vazhdonte të udhëhiqej me sloganin paradigmatik (e kupton autori këtë togfjalësh kur e ka ngjitur, tek një xhevair): Populli shqiptar e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë!” Po është e qartë, të tillë intelektualë pa intelekt, të tredhur mendërisht nga Berisha.

Ai vazhdon me një tjetër mufkë; “në antropologji, vazhdonte të sundonte teza totalitare (vini re, koha e shkuar) dhe fyese për kombin se feja e shqiptarit është shqiptaria, pra shqiptari është pa fe e pa moral” (bandill, kush ta pranon ty këtë broçkull?) dhe më tej kacavaret, që veç ky di të kacavaret si lakuriqi i natës: “Në ekonomi nuk kishte më shumë se mekanizmi i ri ekonomik i Titos në vitet ’60, historia e shqiptarëve nuk ndriçohej, edhe sot ashtu, (pasi ka shpëtuar nga akademia sllave ) nga dokumentat arkivore të institucioneve të mëdha të kohës, gjuha shqipe në fjalorin enciklopedik, për të cilin ishte abuzuar rëndë me fonde, në mënyrë kriminale ishte tharë duke u thënë termave një përmbajtje ruso-sllave dhe anarkiste”.

Në qofshi burra, përplaseni kokën për muri dhe po kuptuat ndonjë gjë, ma thoni! Dhe mos harroni, kemi përpara një profesor më i madh se akademikët rusë..! Ja pra, ç’na pengon të shohim qartë. Merreni me mend, sikur të ishte dhe pakëz nostalgjik ky lloj, ç’dëm të madh do na bënte…! Po të vazhdosh  më poshtë, i gjen më “bejka”, por po e lëmë me kaq.

 

Po s’na iket, pa treguar se si i thyen brirët ky me z.Xhufi. Ai vetëm një fjalë indiference ka thënë për të, që e irritoi Fugën pafundësisht. Dhe në të keq, iu turr mbrapa, në pikë të vrapit, gazetarit të nderuar. Se kështu janë këta ‘salillarët’, në tjetër vend e marrin spicën, dhe në tjetër avlli i shkarkojnë drutë. Ky xegalin e ha tek Çani dhe kurrizin e kruan tek Dita.                                          Janë plot “sivëllezër” të A. Fugës, të cilët janë çuar në hava dhe deliri i madhështisë nuk i le të zbresin në tokë. Pasi bën be e rrufe, po ky vetë thotë: Unë kam marrë pjesë në auditimin (dhe këtu ai shkëlqen në gjuhë, siç e thotë në shkrim, e do fort) që u ka bërë instituteve të asaj kohe, veçanërisht Albanologjisë. Po ky vetë, na e ve në dritë të syrit kohën kur këta tipa e flakën Akademinë, për arsye përfitimi, sigurisht. Dhe tani bëjnë sikur përloten për shkatërrimin e saj dhe për ta mbytur sa më mirë hedhin baltë mbi atë të vjetrën, të mos duket.

Ajo që na djeg më shumë, kujt ia shet ky hipokrit këtë “letër miqësore!”, po ta hedhësh titullin tej, mbetet lakuriq qëllimi djallëzor. Pelivani i fjalës pa ide. Se janë ca gjëra që janë vendosur me kohë dhe nuk i ka mbetur Artan Fugës për t’i vendosur. Nëse ata rreken të argumentojnë, duke cituar lloj-lloj shkarrashkruesi pa vlerë, se nxënësit tanë duhet të mbulohen me obskurantizëm, duke u ngjyer e zhgërryer me ideologji fetare, atëhere këta s’mund të jenë kurrësesi profesorë, aq më pak akademikë, por djallëzorë dhe poshtërues nxënësish e studentësh, pasi njerëzimi (përjashto interesaxhinjtë) tashmë e ka të qartë se feja është një bajgë e zezë, lëshuar nga një lopë e ngardhur. Oh, studentët e gjorë, nga profesori i madh Akademik!

 

E kishim harruar, por u shfaq vetë si brumbulli që del nga bajgat, filloi të shfryjë, si dikur, kur ishte pjesa e pasme e Berishës. Se kush është Besnik Gjongecaj, s’e kemi harruar, ky “qumësht i thartuar” që mbeti veç hirrë dhe zhur, por më mirë pyesni Universitetin Bujqësor të Tiranës, t’u tregojë plagën e përjetshme që i dhemb, kur ky bandit me “trimat” e tij e bëri shkrumb e hi me gjithë Bibliotekën më të madhe në Ballkan. Ja ky, që na shfaqet sërish të na japë mend. Këta, të ngjyrosur me bojën e Saliut, s’po dinë të heshtin. Ç’do të thuash ti o lumëmadh, ty ta varën këmborën në qafë dhe nga oreksi i madh, ti e hëngre me gjithë rrumb, s’e bëre të jehojë as një ditë të vetme. Shikojeni me kujdes shkrimin e z.Gjongecaj dhe do të dalloni kaosin në kokën e tij. Vrer epitetesh nxjerr nga goja, më i frikshëm se një kobër, i shkul nga gjoksi i vet dhe ndot tjetrin përballë. Ne për t’u mbrojtur, po marrim hua nga Noli: “….Allallah, o rezil e katil, allallah / Shtroni udhën me hithër e shtok turfanda,/ Lehni, laro, kaba, Hasana, Baraba..!”. Te ky, që përgjërohet për moral, xhelozia dhe imoraliteti janë kapicë. Këta të ligj bëhen të gjithë bashkë, për të rritur forcën shkatërrimtare. Pasi i dha shqelmin e fundit arsimit të lartë, jo vetëm kërkimit shkencor, Besniku rreket të na mbushë mendjen se është shumë i ditur në këtë fushë, por ajo që i nxjerr bllof këta megalomanë është rezultati konkret, Zero. Atëhere, për çfarë e zgjat gjuhën e na jep mend? Për këtë problem, z.Gjongecaj ka nxjerrë nga sirtari i mendjes dy mballoma fringo të reja, për t’na i servirur si simite të ngrohta. Dhe ja njëra: “Së pari, përjashtimin e burimeve “të kyçura” apo të izoluara materiale dhe njerëzore në fushën shkencore nga procesi i formimit shkencor të rinisë universitare”. Një thënie idiote, pa brendi. Sikur të mos mjaftonte kjo, ja dhe një tjetër, që e bën të menderosur: “Së dyti, ndarja e universiteteve nga kërkimi shkencor”. Absurde. Pasi mbaron “së dyti”, na tregon një broçkull, duke i bërë lëmsh mendimet e tij shterpë. E shikoni ç’njerëz mediokër, të paformuar mendërisht kanë drejtuar institucionet e larta? Ti hesht, ti je dështak, ti kurrë s’mbolle, veç shkatërrove, ç’do të na mësosh ti ne?

 

Natyrisht, z.Fuga është ku e ku më i nderuar se z.Gjongecaj, por ky dritëfikur, ku paska qënë, që na u shfaq pikërisht tani, kur s’na duhej.

Përsa i përket z.Pëllumb Xhufi, ai s’ka nevojë ta mbrojmë ne, sepse ka një vepër të shkëlqyer, i cila do ta mbrojë përjetë. Sikur të kishim jo më shumë, por njëqind burra si Ai, do të qe krejt ndryshe Shqipëria.

 

Alban Shtylla May 18, 2016 12:35
Komento

4 Komente

  1. Tom May 18, 12:46

    Te lumte per shkrimin, Alban. M’i ke marre nga goja… Delir dhe para…. kaq…

    Reply to this comment
  2. dashuria May 18, 13:13

    Alban Shtylla keni bere nje analize te shkurter dhe shume korrekte. Te pergezoj. Por duhet ditur qe “keta” nuk degjojne nga njeri vesh dhe nuk shikojne me nga njeri sy. Keta e duan te organizosh ca njerez me drunjera dhe ti rrahesh qe te lengeojne me muaj te tere. Te mos ngrihen ne kembe me dhe kurrizi tu ngelet i kerrusur qe tu a rregulloje vetem varri kur te shtrihen atje. Nuk kthejne keto gjallesa, eshte kohe e humbur te merresh me ta. Dhe s’jane pak, jane te kaliturit ne kullen e qoftelargut Sali kriminel Berisha.

    Reply to this comment
  3. Marinakona May 18, 14:24

    He mo Artan kap-se-mban, hidhi pordhet ne tavan, hidhi priti, mo Artan edepsez jeziti! Aq cipeholle eshte ky delenxhi sa me bllokoi hyrjen ne ate pacavuren ku gezon se ka permbi 60 000 ndjekes, nga ata qe ia krejne bishtin apo i kane shkuar si pas berihajt dhe ne cast e kane harruar se e pelqyen. Me bllokoi se i kujtova parathenien qe kishte shkruar tek libri i cudibereses Lenora aty nga fundi i shekullit te kaluar. Ky derdimen, qe e flet shqipen me intonacione frenge, (po frengjishten a e flet me tone shqipeje mo?) peshtyn lart me lezet te madh po kur i bien jarget ne gjoks hedh shkelma e shkerbythet. Palo burre!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*