Çfarë mendonte Enver Hoxha në 1949 për drejtuesit e fesë në Tiranë

December 23, 2017 10:21

Çfarë mendonte Enver Hoxha në 1949 për drejtuesit e fesë në Tiranë

Është interesant të zbulohet se çfarë mendonte Enver Hoxha për fenë dhe institucionet e saj në Shqipëri, pak vite pas çlirimit të vendit.

Kjo zbulohet nga ditari i D. S. Çuvahinit, i cili ka regjistruar një bisedë me gjeneral-kolonel Enver Hoxhën në maj 1949.

Biseda është nxjerrë nga arkivat e deklasifikuara ruse dhe është botuar ekskluzivisht nga gazeta DITA.

Tiranë, më 20 maj 1949

Sekret

Ekzemplar nr. 1

Sot më 20 maj, u takova me Enver Hoxhën. Gjatë bisedës u trajtuan çështjet e mëposhtme:

Mbi kishën ortodokse të Shqipërisë

Në përputhje me udhëzimet në fuqi (shiko letrën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të BRSS, datë 6. I. 1949 ), i ngrita Enver Hoxhës një radhë çështjesh, mbi qëndrimet e qeverisë dhe udhëheqjes së kishës ortodokse shqiptare, si dhe mbi synimet e qeverisë për forcimin e peshkopatës së kishës ortodokse shqiptare, me përkrahës të qeverisë së tanishme. Enver Hoxha deklaroi, se qeveria deri tani, nuk është marrë në masën e duhur jo vetëm me kishën ortodokse, por as me kishat e tjera.

Duke u ndalur në çështjet konkrete që i ngrita, ai do të deklaronte se: drejtuesi i tanishëm i kishës ortodokse shqiptare, kryepeshkop Kisi, konsiderohet një drejtues i emëruar, dhe se ai ishte me të vërtetë mjaft i kompromentuar; megjithëkëtë qeveria deri tani nuk ka ndërmarrë kurrfarë masash kundër tij. Lidhur me çështjen, nëse ka të dhëna të reja që mund të komprometonin Kisin, Hoxha deklaroi, se në vitin 1948 organet e policisë shtetërore, pas kërkimesh të gjata në shtëpinë e kryepeshkop Kisit, u gjend krimineli i luftës Orollogaj – ish ministër i Drejtësisë në qeverinë e Zogut. Pavarësisht nga fakti se ish ministri i Punëve të Brendshme Koçi Xoxe, tri herë pas këtij rasti bisedoi me Kisin, nuk u ndërmorën masa konkrete kundër këtij armiku të hapur të pushtetit popullor.

Nga faktet më të freskëta, të cilat dëshmojnë për lidhjet e Kisit me agjenturën e huaj në Tiranë, mund të sjellim faktin e marrjes prej tij të një pakoje nga i dërguari francez, pas kthimit të tij nga Beogradi në muajin prill.

Duke u ndalur më gjerë në çështjen e marrëdhënieve midis kishës dhe qeverisë, Enver Hoxha theksoi, se Komiteti Qendror i Partisë duhet të merret seriozisht me studimin e çështjes fetare, të rregullojë marrëdhëniet e veta si me institucionet ortodokse ashtu dhe ato myslimane e katolike.

Me këtë rast ai theksoi, se këto ditë kishte marrë një letër nga kryemyftiu mysliman, i cili ngre çështjen për t’i bërë klerit mysliman disa lehtësira, lidhur me përgatitjen e kuadrove të klerit, dhe për këtë qëllim, hapjen e shkollave të veçanta myslimane, sigurimin e letrës për botimin e Kuranit në gjuhën shqipe si dhe ngre çështjen e ndihmave me të holla nga ana e shtetit për objektet fetare myslimane.

Sipas mendimit të Enver Hoxhës, qeveria shqiptare duhet të bëjë gjithçka të mundshme për të tërhequr kishën në anën e vet dhe për shfrytëzimin e ndikimit të madh të saj në popull në interes të shtetit. Kryeministri në fund tha se do ta studiojë çështjen e feve dhe se qeveria do të informonte për masat konkrete në këtë fushë.

I dërguari i BRSS në Shqipëri, Dm. Çuvahin

(Burimi: RGASPI, F. 17, Op. 137, D. 68, L. 55-58. Nr. 131. Kopje e besuar (vërtetuar)).

b.m. / dita

 

December 23, 2017 10:21
Komento

2 Komente

  1. demo December 23, 18:26

    Se per interes te Fese Komuniste,ishte Patriku boteror i Marx-Len,marshallah,sa i kishte hije,beri mire qe i mbylli te tera.

    Reply to this comment
  2. Dhimbia e madhe Popull December 23, 22:33

    Ne doni mbrodhesine e shqiperise atdheut tone; -Rivleresoni figurene e shquara te Kombit, me se pari ate te Enver Hoxhes,sa te figurave viktima te koheve…
    – Enver Hoxha duet te mbetet ene kreun e udheheqesve te ralle dhe pike.Pa tjeter ka dhe temetat e kohes po ai mbetet i treti dhe i verteti Gjergj Kastrioti Skendebe Ismail Qemali dhe Enver Hoxha.i kane lene emer shqiperise ne bote.Figura e tij duhet riabilituar,deri vendosien e monumentit toj Krah te TRVE..
    Nje kompozim qe duhet ta bejne krijues te vertete,
    -Krimet ne kohen e tij nuk jane pjese e ndregjegjes tij. Eshte dora e antishqiptarizmes qe vepronte e pa vepron akoma.
    -Cila eshte ajo kohe qe e beri nje shqiptarin dhe shqiperine, me thoni?!=
    -Kush beri shkollen masive deri universitet?
    -Kush Shendetesine e beri falas kush?
    -Kush ushterine e kishte roje te kufijve te atdheut kush?
    -Apo; Kush thau keneta dhe mocale dhe ndertoj Hekurudha, Miniera dhe Hirocentrale Kush!
    -Kush beri elektrifikimin e plote te vendi! Kush?
    -Kush ia tregoj vendin synimeve te fqinjeve qe ne 1948 prishia me Jugosllavine apo me 1949 Provokacioneve Greke kush?
    -Kush ia tregoi vendi Hrushovit-qe thoshte shqiperia me luledielli jeton Kush ?
    Enveri dhe GABOI po ishte mafia e jashteme sa e brendeshme qe i bente te Enver Hoxhes ato gabime.
    sidomos pas ngjarieve te pas 80tes.
    -Enveri ka bere gabime po nuk e ka tradhetuar shqiperine.
    -Enveri nuk krujoi pronen e tij po ate te popullit.
    -Enveri mikun e kishte mik, po jo ne krye te sofres po te vendi i mikut,jo te behej sufleri tij.
    .Ai ska menduar asnjehere ne te keqen e atdheut.
    Per mua, te mos kishte lejuar ate luften kunder fese si u zbatua.Po si kishte vendimin shteteror per qendrimin ndaj Fese sa Kisahve dhe xhamive,per lufte kundra zakoneve prapanike dhe percaries fetare.
    -Feja e shqiptarit eshte shqiptaria,qe nga RILINDASIT.
    -Lufta qe po behet ndaj Enver Hoxhes eshte per te mbuluar cka po perjeton populli yne.
    Figurat Historike kudo ne bote,kane vendin e tyre pavaresisht nga forma e regjimit apo politika.
    Dhe e fundit Enver Hoxha nuk ishte kriminel.
    Kriminelet denohen me masat ekstreme..
    Ne fund te fundit -leriani popullit
    te vendosi per vendin e tij.
    Mjaft me lodrat e pasuesve te pas 90-tes,qe vete
    populli solli PLURALIZMIN.po jo, c’po perjeton.
    Mjaft me me ndasi PARTIAKE dhe FETARE si po veprohet. Mbi te gjitha UNITETI KOMBETAR !
    Gezuar Viin e Ri 2018 Shqiperia me UNITET !
    Kosove-Cameri ne krah ti KETE.
    Dhimbiea e madhe popull.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*