Çfarë mësuam nga zjarri në Notre Dame

April 19, 2019 20:30

Çfarë mësuam nga zjarri në Notre Dame

Padyshim ngjarja që la në hije këtë javë të gjithë zhvillimet e tjera në botë, përfshirë edhe veton që presidenti Trump i bëri tërheqjes së trupave amerikane nga Jemeni i uritur apo burgosjes së ish-diktatorit sudanez Omar al-Bashir, ishte zjarri në katedralen Notre Dame të Parisit.

Ky simbol i kulturës Europiane me vendin e tij të pacënueshëm në letersinë botërore u dogj para syve tanë, ashtu si e kishte përshkruar Hygo rreth dy shekuj më parë në romanin e tij të famshëm.

Teksa spekullimet mbi arsyet e zjarrit vazhdojnë të zënë një vend domethënës në mediat botërore, shumë shpejtuan për të bërë publike vizitat e tyre aty. Ishte një shenjë solidarizimi që u bë edhe më evidente me donacionet e shumta që u mblodhën, kur presidenti Macron premtoi rindertimin e katedrales në kohë rekord edhe më të bukur se kishte qenë.

Deri në këtë moment, donacionet e premtuara për rindërtimin e Notre Dame janë rreth 800 milion euro.

Me sa duket, Franca e civilizuar nuk e mendoi se të shembte Notre Dame dhe ta zëvëndësonte atë me një shumëkatësh modern, ku në katin e fundit të kishte një kishë super luksoze, do t’i shërbente më mirë. Dhe ishte me siguri ky respekt për kulturën dhe për historinë e vet që ushqeu  solidarizimin botëror me ‘Zonjën tonë’ franceze, ku edhe Shqipëria e vogël nuk vonoi të japë kontrubutin e saj modest.

Duhet nënvizuar se solidarizimi mbarëbotëror për një simbol të trashëgimisë kulturore është i paprecedentë.

Qe shumë e paktë jehona e bombardimit të Bagdatit (rënies së tij), ku një numër i madh ndërtesash e veprash historike e me një vend shumë të rëndësishëm në trashëgiminë kulturore botërore u bënë shkrumb e hi. Rindërtimi i tij nuk ka qenë ndonjëherë temë diskutimi.

E kjo nuk mund të shpjegohet vetëm me ‘formulën’ orwelliane se “disa janë më të barabartë se të tjerët”.

Solidarizimi i të gjithëve me Francën i ka rrënjët në solidaritetin kombëtar që ky shtet tregoi përballë një fatkeqësie. Francezët ditën të heqin jelekët e tyre fosforeshentë për të shkuar e shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Me sa duket francezët e kanë kuptuar se një protestë popullore, përtej diskutimit mbi vlefshmërinë e kërkesave të saj, e humb legjitimitetin e saj përballë një kauze që ndikon vendin.

Ata i qëndruan besnik principeve të gjenezës së republikës fraceze për liri, barazi, e në këtë rast kryesisht,  vëllazëri.

Ishte pikërisht qëndrimi sa i matur aq edhe civil i popullit francez që i doli për zot kulturës e historisë së vet, përtej interesave personale, që na imponoi respekt e solidarizim.

Edona Llukaçaj

April 19, 2019 20:30
Komento

16 Komente

  1. Aladini me eskorte April 19, 20:59

    Disa jane me te barabarte se te tjeret.
    Mesazhi eshte i qarte, autorja disi e ka kamufluar.
    Gjithsesi e ka thene.
    Kjo eshte bota sot: Hipokrite dhe e percipte

    Reply to this comment
  2. intelektuali April 19, 21:04

    “Notre Dame” ne frengjisht do te thote “Dama Jone”

    por:

    Fjala eshte per Katedralen “Shen Maria” e Parisit, fanatikt e Enverit e bene Kishen “Shen Maria” ne Permet si nje Pallat kulture per katunare dru me pre, Edi Rama po prish Teatrin tone Kombetar me tritol ne dore me parrulla enveriste alla “dopolavoro fashiste” dhe pastaj hedh lekat dhe ben bamiresi per “Notre Dame de Paris”, Victor Hugo mund te shkruante novelen e tij famoze ne 1831 per djegien e Katedrales dhe artistja bukuroshe Gina Lollobrigita me artistin me fame boterore, Anthony Quinn do te luanin nje film akoma me famoz ne vitin 1956,

    por:

    Dallkaukut Macron nuk i vjen zeri fare per t’i spjeguar Botes, pse kishte lejuar qe riparimet ne Katedralen me te shtrenje te Botes me shume vepra famoze te Botes, kete riparim me pergjegjesi madhore ta benin emigrante bythzinj pa kontrate pune dhe kurfare pervoje ne riparime elitare te ngjashme duke i hapur rrugen nje masakre te papare nga injoranca dhe indiferentizmi ne drejtimin e shtetit. Nga ana tjeter Macroni nuk flet se perpara se te binte zjarri ai vete kishte firmosur per ulejn e fondeve te nevojshme per riparimin e Monumenteve te Kulturures dhe ne vecanti te Katedrales “Notre Dame de Paris”,

    prandaj:

    ZJARRI QE MACRONI DHE MERKELI I KANE VENE GJITHE EVROPES ME POLITKAT LIBERALE DALLKAUKE TE TYRE PER EMIGRANTET ALLA GEORGE SOROS&LUKUNI ESHTE ME I MADH SE ZJARRI QE SHKATERROI CATINE E KATEDRALES “NOTRE DAME DE PARIS”

    Reply to this comment
  3. epo kjo pune April 19, 21:36

    me suste para per mure ndersa mileti ne gjithe boten vuajne urie, riparoni dhe Koloseum tani se dhe ai ka qene madheshtor dhe jane vrare mileti si kecat, hajde kohe e cmendur, jeta njeriut nuk vlen hic para perrallave dhe luksit te fese

    Reply to this comment
  4. hahaha cfar mesuat thoote ! April 19, 23:07

    po cfar o tu mbyllte ,ka per te mesuar ktu !

    e para qe te gjithe u preken nga kjo Mrekulli e Botes

    se civilizuar Notre Dame
    dhe
    solidariteti i qytetareve te gjithe Botes ishte masive nga e gjitha Bota Europiane e me gjere,

    e dyta se njeriu eshte i lidhur ne cdo kohe me Kulturen
    e Kontinentit te tij dhe reagon Emocionalishte ne te tilla raste ,

    e treta se asgje nuk ndodh rastesishte sot ,
    por gjithcka ka nji prapavije te mirmenduar e planifikuar qysh me pare ,
    siedhe ndodhi ne kte rast me Notre Dame´n tone ,

    e katerta ka nji kalkulim perfekt qe gjithcka te jet ne sinkron me Historine te Kaluaren me Nostradamous
    dhe Hygo ,
    qe gjithcka ti korespondoje data-ve thenjeve -shkrimeve te se Kaluares sepse vetem keshtu Sensacioni
    eshte perfekt dhe amocionet ngrihet deri lart catise se Drrases se djegur tashme ,
    kalbja e se ciles kerkonte restaurim ,sepse mundet te rrexohej poshte edhe pa i ven flaken
    Roja besnike e Katedrales ,(gjithmon per te miren e saj dhe natyrishte zgjonte edhe emocione ne popull)

    e duke arritur nga fundi ,ajo qe mesojme eshte se ,
    ndertimet me drrase nuk i rezistojne kohes ,
    dhe se me ne fund
    jemi te knoq se pjesa kryesore e kishesh nuk u demtua nga zjarret gjitcka ishte nen kontroll
    e perseri do rindertohet .

    KAQ …

    Reply to this comment
  5. Arben April 20, 06:26

    Pordhi Kali ne dere te.hanit.

    Reply to this comment
  6. bislimi April 20, 11:55

    Një shkrim me mesazh të qartë, gjithë stil dhe i harmonishm në tërësinë e tij.

    E kunderta e asaj që ndodh në Shqipëri, ku një pjesë gëzohet për rendesën q ë bie me vendin.

    Shkurt e shqip!

    Si duhet!

    Reply to this comment
  7. Mark .U.K April 20, 12:55

    intelektuali: Jo dama po zonja jone.Je pak mbrapa me frengjishten,nese nuk e bene qellimshem.

    Reply to this comment
    • intelektuali April 20, 13:38

      Marku nga United Kingdom,

      Ne Kohen e Qepes te intelektualeve perpara se Enveri te mbillte ne trojet tona MURTAJEN bolshevike kur behesh nje mbremje vallezimi maxhordomi i mbremjes dilte dhe deklaronte solemnisht:

      RADHEN E KANE DAMAT!

      Per te ndaluar vrullin djaloshar te meshkujve bukuroshe qe te benin ata zgjedhjen e tyre dhe per t’i dhene mundesine “hirusheve” te turpshme per te gjetur edhe ato “princin” e tyre.

      Ne Kohen e Preshit te Enverit fjala DAMAT u zevendesua me fjalen FEMRAT qe per spiunet e sigurimit tingellonte si KURVAT kur etika oksidentale u zhduk njehere e pergjithmone.

      Ne Kohen e Droges te Demokracise eshte futur fjala ZONJE qe ne frengjisht perkthehet nga cdo fjalor i Botes si MADAME si pershembell mantenuta e Luigjit te 15 te Frances, Madame de Pompadour qe do te turperonte Shen Merine e Parisit, nenen e Krishtit, e njohur si Notre Dame de Paris.

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku April 20, 15:14

        Miku im intelektual, me lejo te te bej nja dy vrejtje te vogla per sa thua me lart. E para, Shën Mëria quhet Nena e Krishtit ne terminologjine Ortodokse, ne terminologjine katolike Nenes se Krishtit i referohet si Zoja Jone. Edhe Bota e ruan kete terminologji dhe ne frengjisht “Notre Dame” i korrespondon shqipes “Zoja Jone”, Perdorime te fjales Dame ne shqip me kuptime te tjera si ajo qe permendni ju lidhur me vallezimin nuk ka te beje fare me kuptimin fetar te fjales Dame ne frengjisht ne kete rast. Gjithashtu referimi i Madame ne kuptim pejoratif prej Madame de Pompadour nuk ka kuptim. Ne frengjisht cdo zonje i drejtohet me Madame. Shendet!

        Reply to this comment
        • intelektuali April 20, 17:46

          Plaku nuk mund te jem dakord me ju, ja cfare thote enciklopedia meqe me detyruat te futen dhe ta leroj kete teme ne thellesi:

          “Dame është një emer honorifik si titull femëror për nder të shumë gave të krishtera ne urdhrat kalorsiake, qe ka ekzistuar fillimisht ne sistemin britanik dhe ato të disa vendeve të tjera të Komonuelthit, të tilla si Australia dhe Zelanda e Re, por qe u perhap me pas edhe ne vende te tjera. Është ekuivalenti femëror për kalorësinë, i cila tradicionalisht u është dhënë meshkujve. Urdhri i, themeluar nga John V, Duka i Brittanise në 1381, ishte zanafilla e parë e kalorësisë për të pranuar gra; megjithatë, kalorësit femra ekzistonin për shekuj në shumë vende në Botës para Urdherit Britanik. Titulli i pare zyrtar Dame si ekuivalent zyrtar i kalorësit u paraqit në 1917 me futjen e Urdhrit të Perandorisë Britanike, dhe më pas u zgjerua në Urdhrin Mbretëror Viktorian në vitin 1936, Urdhri i Shën Mikaelit dhe Shën Gjergjit, dhe së fundi Urdhri i Bath në vitin 1971.”

          Ka shume shembuj qe nga Zhan d’Arc e deri tek konteshat e Italise qe luftonin perkrah burrave te tyre kalorsiake, por nuk eshte ketu vendi dhe koha per t’u zgjatur per kete teme, as per te konkuruar se kush di me teper per historine, probnlemi eshte qe Notre Dame de Paris u dogj nga injoranca e Macron ne drejtimin e shtetit, kurse Notre Dame de Tirane qe eshte Tatri Yne Kombetar po shkaterrohet nga lakmia per para dhe leka badiava nga banda Bashkim Ulaj&Lukuni qe jane bedela te Edvin Droges dhe te Lali Erit te tij gebelsian.

          Reply to this comment
          • Plaku Xhuxhumaku April 20, 22:36

            Epo mire o Intelektuali, ajo qe ke pare ti eshte sa i takon Anglise dhe vendeve anglofone. Ti mesa duket nuk shkove aq thelle sa te shikosh qe “Notre Dame” e frengjishtes e ka ekuivalentin “Our Lady” ne anglisht, keshtuqe ne anglisht “Dame” dhe “Lady” jane dy gjera te ndryshme. Une nuk po merrem me me kete pune, desha vetem mos te le te gabosh sa i takon emertimit “Notre Dame” ne frengjisht, qe ne anglisht perkon me “Our Lady”. Hej, po ti si te duash, per mua s’ka problem, megjithse “Dame” anglisht (ku e ke pare ti kuptimin) dhe “Dame” frengjisht jane gjera te ndryshme. Shendet.

  8. Mos na felliqni shqipen April 20, 15:04

    O intelektual i veteshpallur edhe “properendimor”.
    Meso se fjala dame eshte nje barbarizem qe perdoret vetem nga snobet (snob – nje fjale anglisht nga shprehja latine “sine nobilitas” qe do te thote “pa fisnikeri”, per te pershkruar njerezit qe nuk jane fisnike , por duan te duken te tille), qe mendojne se u rritet vlera duke treguar qe dine edhe ca fjale te huaja.
    I thone shqip ZONJE.
    Perse e perbuz shqipen ti “properendimori”, qe te beri “intelektual” shkolla e Enverit?
    Duke perbuzur shqipen ti tregon se sa e do “shqypen” dhe “Shqypnine”, sic i thua ti me ate fjalorin tend arkaik/pseudoorigjinal.

    Reply to this comment
  9. Mos na felliqni shqipen April 20, 15:06

    O intelektual i veteshpallur edhe “properendimor”.
    Meso se fjala “dame” eshte nje barbarizem qe perdoret vetem nga snobet (snob – nje fjale anglisht nga shprehja latine “sine nobilitas” qe do te thote “pa fisnikeri”, per te pershkruar njerezit qe nuk jane fisnike , por duan te duken te tille), qe mendojne se u rritet vlera duke treguar qe dine edhe ndonje fjale te huaj.
    I thone shqip ZONJE.
    Perse e perbuz shqipen ti “properendimori”, qe te beri “intelektual” shkolla e Enverit?
    Duke perbuzur shqipen ti tregon se sa e do “shqypen” dhe “Shqypnine”, sic i thua ti me ate fjalorin tend arkaik/pseudoorigjinal.

    Reply to this comment
    • intelektuali April 20, 20:25

      intelektuali SNOB?

      Jo more zoteri apo zonje, kursesi jo DAME,

      sepse:

      Snob eshte Edi Rama me enveristat pas tij, Prokurore gjakatare te enverit qe vajtojne si kukumjcka pylli per djegjen e Notre Dame de Paris dhe i hedhin lekat e taksapguesve badiava per riparimin e Katedrales “Shen Meria e Parisit” dhe nga ana tjeter prishin me tritol ne dore “Shen Merine e Permetit” dhe e bejne salle derrash per fanatiket e tyre, qe po prishin Teatrin Kombetar dhe qe nuk kane lene gje nga trashegimina jone kulturore me kulcedrat prej betoni qe po ndertojne,

      por:

      Snobizmi i Edi Rames per t’u treguar bamires dhe bujar ne arenen nderkombetare nuk mund te krahasohet me, hipokrizine e kuantikut fanatik enverist, Jorgo Mandili qe nga njera ane i thurr hymne lavdie Antikrishtit Enver Hoxha dhe nga ana tjeter hiqet si i zemeruar me Vampiret enveriste me pushtet duke i share me none e babe dhe me liber shpie kur ai vete eshte:

      BOLE FANATIKE E ENVERIT

      Reply to this comment
  10. intelektuali April 20, 17:47

    Plaku nuk mund te jem dakord me ju, ja cfare thote enciklopedia meqe me detyruat te futen dhe ta leroj kete teme ne thellesi:

    “Dame është një emer honorifik si titull femëror për nder të shumë gave të krishtera ne urdhrat kalorsiake, qe ka ekzistuar fillimisht ne sistemin britanik dhe ato të disa vendeve të tjera të Komonuelthit, të tilla si Australia dhe Zelanda e Re, por qe u perhap me pas edhe ne vende te tjera. Është ekuivalenti femëror për kalorësinë, i cila tradicionalisht u është dhënë meshkujve. Urdhri i, themeluar nga John V, Duka i Brittanise në 1381, ishte zanafilla e parë e kalorësisë për të pranuar gra; megjithatë, kalorësit femra ekzistonin për shekuj në shumë vende në Botës para Urdherit Britanik. Titulli i pare zyrtar Dame si ekuivalent zyrtar i kalorësit u paraqit në 1917 me futjen e Urdhrit të Perandorisë Britanike, dhe më pas u zgjerua në Urdhrin Mbretëror Viktorian në vitin 1936, Urdhri i Shën Mikaelit dhe Shën Gjergjit, dhe së fundi Urdhri i Bath në vitin 1971.”

    Ka shume shembuj qe nga Zhan d’Arc e deri tek konteshat e Italise qe luftonin perkrah burrave te tyre kalorsiake, por nuk eshte ketu vendi dhe koha per t’u zgjatur per kete teme, as per te konkuruar se kush di me teper per historine, probnlemi eshte qe Notre Dame de Paris u dogj nga injoranca e Macron ne drejtimin e shtetit, kurse Notre Dame de Tirane qe eshte Teatri Yne Kombetar po shkaterrohet nga lakmia per para dhe leka badiava nga banda Bashkim Ulaj&Lukuni qe jane bedela te Edvin Droges dhe te Lali Erit te tij gebelsian.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*