Çfarë mund të bëjmë kur një ndarje na lë trokë?

October 29, 2019 20:00

Çfarë mund të bëjmë kur një ndarje na lë trokë?

Është shumë e dhimbshme kur martesa merr fund, por çfarë bën ti kur një ndarje gjithashtu të lë trokë?

Kjo është një pyetje që ekspertja Michelle Singletary ka marrë nga një lexuese gjatë një diskutimi online.

Michelle Singletary

Ekspertja shpjegon se dëmi emocional i çifteve që divorcohen bashkë me stresin financiar për të rimëkëmbur jetën më pas mund ti lëri njerëzit të paralizuar, pa ditur se çfarë të rregullojnë më parë. A mund të sakrifikosh kursimet e tua për të paguar borxhet? Apo e lë borxhin ashtu ndërkohë që kursen?

Femrat mund, dhe duhet të marrin në dorë financat e tyre personale.

“Po kaloj një divorc dhe po përpiqem të kursej që të kem një burim kur të jem vetëm”, shkroi lexuesja.

Burri i saj u pushua nga puna para dy vitesh. Ai kaloi në depresion dhe kjo gjë shkaktoi mungesën e motivimit për të gjetur punë.

“Ai refuzoi të gjente një punë të re dhe u zemërua kur i thashë se ishte një prishës kontratash”, shkroi gruaja.

“Ai tërhoqi paratë dhe u largua”.

Pasojat financiare nuk janë aspak të bukura.

“Llogaria ime është bosh”, tha lexuesja.

Ajo do ta rifinancojë hipotekën vetëm në emrin e saj. Ka pak drejtësi, por ajo pret që të detyrohet ligjërisht për tu ndarë me ish-bashkëshortin. Ajo dhe i shoqi ngelën mbrapa me pagesën e hipotekës. Edhe pse ajo i ka kryer pagesat më vonë, vonesa shkaktoi shumë dëme. Llogaria e saj është poshtë shifrës 500 dollarë.

Dhe ja ku vjen borxhi tjetër, kreditë studentore dhe kartat e kreditit.

“Kam 5500 dollarë borxh në kartën e kreditit”, tha ajo.

“Një emergjencë mjekësore ishte ajo që na la pas me pagesat dhe na bëri të përdornim kursimet. Nëse im shoq do kishte vazhduar të punonte,ne mund ta kishim menaxhuar, sepse teknikisht unë mund ti heq të gjitha faturat vetëm me rrogën time nëse heq dorë nga drekat në restorante”.

Pra, tani çfarë? Më poshtë janë përgjigjet që ka marrë kjo grua që do divorcohet së shpejti për mënyrën se si mund ta rimarri veten financiarisht.

Pyetja: A duhet të përqendrohem në rindërtimin e fondit të emergjencës apo të hedh sa më shumë para nëpër llogari në mënyrë që ti heq qafe? E kam shtyrë kredinë time studentore sepse ishte shumë për tu përballuar në këtë moment, por sapo të paguaj borxhin tjetër do kem më shumë mundësi për ta paguar atë.

Përgjigjja: Kur kursimi vihet përballë me pagesën e borxheve, nuk është një situatë ku ti mund të zgjedhësh. Ti duhet ti bësh të dyja. Nëse ti ke një borxh në kartën tënde të kreditit, dhe nuk ke asnjë kursim mënjanë në rast se shfaqet një emergjencë financiare, ti thjesht do ta bësh një situatë të keqe më keq.

Unë sugjeroj të lësh të paktën 1500 dollarë në fondin e emergjencë. Kur të arrish këtë shumë, fillo më pas ti përdorësh paratë ekstra për të paguar borxhin e kartës së kreditit. Ndërkohë që po rindërton kursimet e tua, bëj minimumin e blerjeve me kartën.

Pyetja: Nuk kam asnjë llogari të mirë në kartat e kreditit, ndaj a duhet të marrë një kartë të siguruar që të balancoj kreditin e mirë apo është një humbje kohe?

Përgjigjja: Mënyra se si punon një kartë e siguruar është që ti depoziton një shumë parash nga 250 deri në 500 dollarë në llogarinë tënde. Ti nuk mund ti prekësh paratë sepse është siguri për limitin e kartës tënde me të njëjtën shumë. Pra nëse ti depoziton 250 dollarë, ajo është shuma e limitit në kartë. Me kalimin e kohës, ndërkohë që ti hedh para dhe e paguan llogarinë në kohë, ti krijon një histori të mirë kreditore.

Por në këtë rast, ty nuk të duhet më kredit. Në fakt, të aplikosh për një kartë shtesë do të ulte pikët e tua të kreditit.

Mënyra numër një për të rritur pikët e tua të kreditit është të paguash faturat në kohë. Ndaj ndalo së bëri pagesat minimale.

 

l.h/ dita

October 29, 2019 20:00
Komento

1 Koment

  1. M.[ Running Out of Time ] October 29, 22:03

    Auuu…!

    Eshte nji nder Situacionet me te trishtushme ne jeten

    e njeriut ,qe sdo t’ja deshiroja askujt ,

    sidomos Femres Shqiptare aty, kur dihet se me cfar

    kushtesh mizerabel jete e mudesish ke te besh …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*