Çfarë mund të ndodhë me kufijtë e Kosovës?

August 11, 2018 10:41

Çfarë mund të ndodhë me kufijtë e Kosovës?

 

Nga Bedri Islami

Kjo është kryetema e të gjithë lajmeve në mediat shqiptare dhe herë pas here, edhe të huaja. Disa janë kategorikë: tërësia territoriale e Kosovës nuk preket. Ato janë përcaktuar një herë e mirë dhe, duke shkuar më tej, janë vendosur me luftë. Njeriu më i prerë në këtë qëndrim është shefi i qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj. Disa janë më elastikë: mund të ketë edhe lëvizje apo ndryshime, duke pasur në mendje ndërrime të pjesshme në veriun e Kosovës; ndonjëherë shkohet edhe më larg, Mitrovicën e Veriut dhe disa komuna thellësisht me banorë serbë, por historikisht shqiptare, pasi serbët në shumicë janë kolonë të viteve të ndryshme, duke e shkëmbyer atë me Luginën e Preshevës. Njeriu më me ndikim që përshfaq këtë ide, duke nënvizuar se status-kuoja e tashme territoriale do të sjellë edhe humbjen e Luginës përmes lënies nën shtetin serb, edhe humbjen faktike të një pjese të veriut, përmes autonomisë de fakto, jo de jure, është profesor Qosja, nëse kam arritur ta kuptoj saktësisht. Megjithëse njëri, Profesor Qosja, është i njohur për qëndrimet e ashpra ndaj presidencës dhe zotit Thaçi dhe, Haxhiu është mbështetës dhe këshilltari në hije dhe në dritë i presidentit të Kosovës, ngjasimi në mendime vjen nga bindje të ndryshme:Qosja sheh perspektivën, Haxhiu ndjek vijën e pushtetit e ndoshta është para tij.

Disa të tjerë janë për korrigjime kufitare, të cilat mund të bëhen përmes një demarkacioni shtetëror, ku, sipas mendimeve, asnjëra palë nuk do të fitojë e asnjëra nuk do të humbë. Duke pasur parasysh lëshimet që janë bërë në të shkuarën me demarkacionet, si në rastin me shtetin maqedon e aq më tepër në rastin e Malit të Zi, vështirë se Kosova nuk do të ketë humbje përmes një demarkacioni të ri. Shtetarët e Kosovës shkojnë në bisedime si në dasma, nganjëherë nxjerrin nga xhepi një fletë të shkarravitur, nuk diskutojnë dhe nuk marrin mendimet e askujt dhe, bëjnë sikur i dinë të gjitha. Në fakt, nuk dinë asgjë, sepse jo vetëm që nuk kanë mësuar, por edhe pak kanë pyetur. Serbët shkojnë në bisedime duke pasur pas vetes një tabor akademikësh.

Ka edhe të tjerë që mendojnë se do të bëhen korrigjime, paqësore kësaj here, sipas të cilave shteti serb do bëjë “mirësinë” t’ia kthejë Kosovës pjesën e mbetur jashtë kufijve të saj, që është shumë e paktë me atë çfarë ka mbetur jashtë saj në fakt. Kjo ide njeh si përfaqësues presidentin e Kosovës, Thaçi, hyrja e të cilit në këtë temë nxiti të gjitha gjërat e tashme, përplasjet, mendimet, qëndrimet etj., u bë temë në median tonë dhe jashtë saj.

Askush, ndoshta as vetë Thaçi, nuk e di se si do të zgjidhet kjo tezë e fundit dhe pse papritur serbët do të lëshojnë në rrugë paqësore, pra si zgjidhje paqësore, një Luginë që e quajnë pjesë të saj, ashtu si quajnë pjesë të saj krejt shtetin e Kosovës.

Të besosh këtë mund të jetë naivitet politik, megjithëse ende nuk dihet se si lindi kjo ide. Di vetëm se, për herë të parë, kjo dje, krejt e papritur, është hedhur nga një institucion ndërkombëtar, por që në fakt prej vitesh duket sikur kërkon ndjesë për qëndrimin e NATO-s në vitin 1999.

Cilat lëshime mund të bëhen kësaj here? Çfarë qëndrimesh do të kenë palët në këtë rast? Kush qëndron pas kësaj ideje të fundit? Është e shqiptarëve, apo e kanë servisur serbët nëpërmes institucioneve lehtësisht të shantazhueshme? Është qëndrim politik, apo hedhja e gurit politik të radhës për të zgjatur një temë që e liron atë nga temat e tjera, po ashtu të mprehta? A është trajtuar Kosova në tryezën e bisedimeve mes dy presidentëve të botës, amerikan dhe rus? Ka shanse që Europa përmes lëshimeve që mund të bëjnë dëshmon se ka tani një qasje tjetër ndaj një problem që duhej ta kishte zgjidhur me kohë?

Së fundi ka edhe një tezë tjetër, të sjellë nga një pjesë e opozitës, që qëndrimet dhe mendimet e Thaçit t’i gjykojë Gjykata Kushtetuese, e cila shpesh herë ka dëshmuar se është pjesë e kabinetit presidencial dhe mund të mblidhet vetëm kur gjërat do të kenë mbaruar.

Kosova sa herë ka shkuar në bisedime, në të shumtën e rasteve ka humbur. Sepse ka shkuar në takime ndërkombëtare, duke menduar hallet e brendshme. Sepse këshilla e Presidentit Amerikan, Klinton, “ ne luftën, ju paqen“ u kuptua si një retorikë kalimtare.

Sepse shumë herë liderët nuk kanë menduar qëndrimin, por kthimin dhe si mund të shërbejë një dialog për pozitën vetjake. Sepse , ajo që duhej të ishte e para, ka qenë e fundit, dhe se pak herë në këto bisedime dikush është kujtuar se për të vajtur ato në Vjenë, Bruksel, Washington, për t’u quajtur ata liderë, për të qenë kryeministra, ministra, presidentë, është dhënë aq shumë gjak, sa që ende nuk është tharë.

Për mendimin tim vetjak:

Kosova duhet të shkojë në bisedime e përfaqësuar denjësisht, nga të gjitha strukturat dhe kur të jetë gati e jo kur ta thërrasin “pa eja, edhe ti njëherë“!

Ajo duhet të gjejë kohën e saj, kohën e duhur dhe njerëzit e duhur, ku të jenë bashkë liberalë dhe radikalë, akademikë dhe çlirimtarë.

Mendoj se pas luftës, është koha e akademikëve, njerëzve të dëshmuar, të cilët edhe pse nuk janë liderë partiakë, kanë përsëri tagrin e njerëzve që u kanë besuar në dekada.

Kosova nuk duhet të bëjë asnjë lëshim politik, territorial, ligjor, nuk duhet të vërë fare në diskutim ndarjen e Kosovës, t’i thotë “jo” kërkesës për autonominë për pakicat serbe, të cilat kanë shumë herë më tepër të drejta se sa çdo pakicë tjetër.

Kuvendi i Kosovës duhet të marrë përparësinë dhe t’i thërrasë mendjes se sot, më shumë se kurrë, duhet të rritet roli i tij vendimmarrës dhe kontrollues.

Kuvendi, pas çdo takimi të negociatorëve duhet të thërrasë mbledhje të jashtëzakonshme, ku të diskutohen në hollësi bisedimet.

Asgjë nuk duhet të jetë sekret apo tabu për Kuvendin, aq më tepër se nuk janë tabu për zyrtarët serbë. Kuvendi,duke marrë rolin primar, përmes një grupi të posaçëm, duhet të vendosë vetë kontaktet e drejtpërdrejta me SHBA, BE dhe me shtetin shqiptar, pa asnjë pas vijë politike dhe pushtetore.

Në fund, nëse Kuvendi lirohet nga zinxhiri i pushtetit dhe i vendoset tagri i tij aty ku duhet dhe është jo i kënaqur me bisedimet, qëndrimet politike e shtetërore, të kërkojë ndryshimin e grupit negociator dhe të bëjë publik qëndrimin e tij.

Kuvendi duhet të miratojë një ligj të posaçëm, special, përmes të cilit, të bëjë të njohur vendimin e tij se, kushdo që nëpërkëmb të drejtat e popullit të Kosovës, do të ketë jo vetëm përgjegjësi historike,por edhe ligjore.

Kuvendi mund të përcaktojë qartësisht: të gjithë ata personalitete, të cilët mund të jenë pjesë e Gjykatës Speciale, të cilët janë thirrur për hetimin e ngjarjeve të ndryshme, të mos jenë pjesë e delegacionit të Kosovës, sepse mund të jenë lehtësisht të shantazhueshëm, megjithëse kjo strukturë, Gjykata Speciale, nuk do të pyesë për qëndrimet e tyre, edhe sikur ata të bëjnë lëshime të mëdha, të dëmshme ndaj shtetit të Kosovës.

Shtatori mund të fillojë vendosjen e shumë gjërave. Por, nuk është e thënë që çështjet do të zgjidhen domosdo në këtë shtator. Ata që nguten janë serbët, sepse janë në ofensivë dhe kërkojnë përfitimet e të mundurve. Ndodh edhe kjo: të mundurit kërkojnë të përfitojnë nga fitimtarët, kur këto të fundit sillen si të mundur. Nëse përmes bisedimeve mund të arrihet kthimi i Luginës së Preshevës ku është vendi i saj historik, në Kosovë, dhe nëse kjo tezë nuk është një alibi e çastit dhe lojë e rrezikshme politike, kushdo do e mbështeste këtë.

Kosova ka humbur shumë nga ajo që ka fituar në luftë. Që të mos humbë më tej duhet të mblidhet mendja, të qartësohet mendimi, të shikohet perspektiva dhe të ngulmohet deri në fund. Të ngulmohet për ruajtjen e tërësisë territoriale të shtetit të Kosovës dhe, nëse gjendet, e vështirë në mos e pamundur, një rrugë paqësore për lëvizje që e forcojnë atë dhe bëjnë pjesë të tij vise të mbetura padrejtësisht jashtë, atëherë kjo do të ishte e mirëpritur. Rreth 95 për qind e shqiptarëve në Shqipërinë Londineze e përkrahin mendimin që Kosova Lindore të jetë pjesë e Kosovës, aty ku duhet të ishte prej shumë kohësh vendi i saj.

August 11, 2018 10:41
Komento

8 Komente

  1. Po,Po August 11, 11:17

    Me sakte se kaq , nuk mund te thuhet . Z.Bedri, ndoshta do te ishte mire,te behej pjese e delegacionit kosovar, ne bisedimet me Serbine . Eshte njeri me gjak te paster shqiptar dhe i pa perlyer , dhe si i tille , eshte nje garanci me teper , ne vendimmarrjet e drejta dhe jo ne dem te shqiptareve . Faleminderit z.Bedri per kontributin e cmuar historik per kombin shqiptar ! Meriton vleresim te vecante dhe respekt nga te gjithe shqiptaret . Eshte shansi i fundit qe iu jepet shqiptareve , dhe… , ne se nuk do te dine ta shfrytezojne si duhet , do te mos u vije kurre me nje rast i tille . Mjafton te shikohet lufta kembengulese dhe pa asnje kompromis, qe na bejne serbet, per te bindur se sa mire e kuptojne dheshfryteyojnesituaten aktuele ata !

    Reply to this comment
  2. Arben August 11, 18:40

    Cfare mund te ndodhe me kufijte, me aleatet, me

    politikanet, dhe askush nuk interesohet cfare do te

    ndodhe me popullin e kosoves, e pra, populli I kosoves

    e di cfare eshte e mira per te, dhe ai do te vendose me

    referendum se cfare do te behet me fatet e tij, dhe Jo

    Politiqenet dhe anal-istat qe lepijne ata.

    Reply to this comment
  3. Lili August 11, 22:59

    Po leni kete muhabet me e kerkoni ndryshime te kufinjve si ka dhane Zoti: per serbet qenka normal bashkimi i tyre,e per shqiptaret nuk qenkan normal bashkimi ah?
    Kerkoni Shqiperine Etnike. Pike. Asgje tjeter nuk duhet te diskutohet.

    Reply to this comment
  4. MH August 12, 00:37

    Kosova duhet të shkojë në bisedime e përfaqësuar denjësisht.Tue te marre edh ty me vehte se po i dike bukur mire hallet e kosoves.Pa aftesite speciale qe po i din,si specialist.Kosova nuk do te baje asnji gja te hajrit nese nuk te merr dhe ty per bisedime.Po ti qenke flori e shkuar florinit o derbardhe.

    Reply to this comment
  5. Alban Dega August 12, 09:07

    NJE ANALIZE SHKENCORE E PAANSHME
    NE DOBI TE KOSOVES !

    Te lumte mendja e ndritur dhe shpirti atdhetar o Bedri Islami !
    Askush deri sot nuk ka bere nje studim shumekendor, nje kornize, nje projekt ide jo vetem politike, por edhe diplomatike kaq te persosur per cdo bisedim e mundesi marrveshje qe domosdo soñé qua non uhet te kaloje ne siten e skanerin e Kuvendit te Kosoves si organi me i larte shteteror i Republikes se Kosoves !
    Angazhimi i akademikeve, trurit te Kosoves dhe inteligjiences se saj eshte domosdoshmeri per konsultim shkencor para cdo hapi e vendimarrjeje.
    Lideret e Kosoves duhet te behen grushtbashkuar me parimin Kosova mbi gjithcka e mbi cilindo, Kosova e para.
    Po ashtu te mos leshohet asnje pellembe toke shqiptare pa marre edhe mendinin e pelqimin ligjor te popullsise shqiptare ne cdo
    pellembe te diskutueshme te saj qofte edhe me referendume lokale, sic veprohet ne te gjitha vendet demokratike te Botes !
    Vellezer e motra shqiptare te Kosoves vigjilence, sycelet! Eshte toka e te pareve qe boll e teper eshte gjymtuar e sakatuar sa nuk mban me!
    Askush, as Presidenti Hashim Thaci, as Kryeministri Ramush Haradinaj, as Kryetari i Kuvendit te Kosoves nuk mund te dalin as vendosin asgje pa diskutim e vendim me shumice te cilesuar te Kuvendit te Kosoves !
    Askush nuk eshte e nuk mund te dali mbi ligjet dhe Kushtetuten e Kosoves !
    Askush e asesi !

    Reply to this comment
  6. Tefts Cani August 12, 14:27

    Pergezoj, z.Bedri islami per shkrimin! Kosoves duhet t’i kthen trijet e saj! Nuk ka llogjike te behen shkembim territoresh, sepse jane te dyja troje shqiptare. Qeveritaret e Kosoves me z. President, duhet te shkojne ne bisedime Jo so nxenes te bindur apriori te klases se pare fillore. Por te armatosur me te drejten legjitime te Kosoves dhe te vendosur e te bashkuar per te mbrojtur deri ne zgjidhjen e plot te territorit te Kosoves se martirizusr e kreshnike? Tefta Cami-Cani

    Reply to this comment
  7. ALBAN DEGA August 12, 17:08

    ACHTUNG ! TOKE E MINUAR
    SERBO – RUSE !

    – Ruhuni nga pabesia e shkaut she nag Intrigat e Moskovit !

    – Ruhuni nga aventurieret ala Brenon qe, sic po e tregon qarte gjyqi i mikut te tij Lanafort, per para shesin edhe nenen e vet jo me SHBA-ne e Kosoven !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Askush si Bedri Islami nuk i di me mire problemet e Kosoves.
    Jo thjesht pse ka qene per vite kryeredaktori i gazetes me atdhetare shqiptare ne mbare trevat shqiptare e ne diaspore “ Zeri i Kosoves” qe botohej ne Zvicer ne vitet 90.
    Por sepse Bedri Islami e do me shpirt e zemer, me perkushtim dhe mendje Kosoven, Shqiperine, kombin shqiptar!
    “ Zeri i Kosoves “ u be bombé e flamur per mbare shqiptaret per lirine pavaresise e saj !
    Biri i Lulit te Vocerr “ te Migjenit, nipi i Gjylbegeve te Shkodres nuk mund te mos ruante e lartonte lavdine e parardhesve te vet te lavdishem !
    Yes he did and he still doing !
    A e dini vellezer e motra shqiptare se ka pasur nje urdher te Bashkim Sali Stanishic Gazidede Khomeinit qe te mos lejohej futja dhe shperndarja e saj ne Shqiperi ne vitet 1993- 1997 .
    Ndodhta as vete Bedriu nuk e di nje fakt te tille, por i di dhe i ka provuar kercenimet dhe komplotet e UDB-se gjakatare per ta sabotuar, goditur e zhdukur nga faqja e dheut ate dhe se pari botuesin e kryeredaktorin e saj, Bedri Islami…
    Kjo eshte fusha e tij. Nuk po shkoj me tej por po sqaroj lexuesin dhe Bedriun se kete fakt e kam mesuar nga goja e nje ish- oficeri te SHIK-it qe erdhi e kerkoi e fitoi Azilin Politik qysh ne SHBA ne fillimet e vitit 1997 !
    Kam qene thjeshte perkthyesi i ceshtjes se tij dhe ne interviste.
    Ne respekt dhe detyrim ligjor ndaj Shtetit tim nuk mund tia permend emrin!
    Nuk eshte vetem ai… Kam bere perkthyesin e nje ish-ministri, tre ish- deputeteve, dy ish ambasadoreve e dhjetra ish liderve e ish- zyrtareve partiake e shteterore te PDSH nga qendra ne rrethe….
    Nje miniere e vertete floriri me fakte tronditese per cdo gazetar e shqiptar per zezonat e Salikracise dhe “ Bandes se Gangstereve “ politike e biologjike te tij !
    Ndaj mendimet dhe sugjerimet e Bedri Islamit per Kosoven duhet te konspektohen e perdorur si manual nga politikanet e Kosoves duke filluar nga Hashim Thaci, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli e me radhe !
    Kam vetem nje keshille vellazerore per Hashim Thacin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin … e krejt politiken kosovare:
    Kujdes! Ruhuni nga aventuriere politike amerikane ala Brenon e co. qe kane punuar e komplotuar me RÍA-n , GRU, te Putinit aq shume sa edhe vete Presidenti amerikan Donald Trump u detyrua ti hedhe si limone te shtrydhur e vegla te ndryshkura te Putinit !
    Sapo ai i hoqi ata nuk lane gje pa thene e pa sulmuar ish- Perendine e tyre Donald Trump! Ai iu kunderpergjigj fuqishem sic di ai vet
    Mund te jete loje apo aventure politike, por Kosova ka boll aventurieret e saj politike qe dine per politiken aq sa di une per armet me nitrogjen e u duket vetja Xhorxh Washington e Henri Kisinger… Gjergj Kastriote e Adem Jashare … qe i lind nena vetem nje jo dy here !
    Kulisat sjellin gremisat e pasoja te pariparueshme !
    Achtung !
    Vigjilence ! Syceltesi ! Vigjilence !
    Ruhuni nga pabesia e serbit e intrigat e Moskovit, eshte thirrja filozofike e sovranit shqiptar.
    Ruhuni edhe nga aventuriere pa asnje tager politik apo shteteror nga aleatet tane strategjike !
    Perfaqesuesit e vetem zyrtare te Donald Trumpit, Anxhela Merkel, Londres apo Brukselit… jane ambasadoret e tyre ne Prishtine dhe delegacionet e tyre zyrtare, jane Shtepia e Bardhe, Departamenti i Shtetit,… dhe institucionet ligjore shteterore te tyre.
    Cdokush tjeter eshte dore e zgjatur e Putinit apo Vicicit, Lavrovit apo Dacicit, RIA-s apo DÍA-s se Kremlinit dhe Beogradit !
    Achtung!
    Ruhuni nga pabesia e Serbit dhe intrigat e Perandorise se 700 dreqerve te Djallit Putin !
    Edhe fytyren e ka si gjarper teper helmues, si spec super- djeges, si Djalli vet !
    Achtung !
    Kujdes: Toke e minuar serbo -ruse !

    Reply to this comment
  8. xyz August 13, 05:51

    Sa i dhimbset Shqiptareve te Kosoves nuk i dhimbset askujt tjeter. Populli le te vendose. Vendimi si do qofte duhet te repektohet. Per mendimin tim Serbia nuk duhet pasur frike, pasi nga ana ekonomike me shume i ka bere dem vetes, se sa Shqiptareve te Kosoves. Sa per lufte, ne se Serbia fillon nje te tille, ajo do te shkrihet pasi Vojvodina dhe Sanxhaku jane gati. Plus problemet me Kroacine dhe Bosnjen i ka qe i ka. Rusia do ti perdori por kurrsesi nuk rrezikon Lufte Boterore per Serbine, pasi vete Rusia e hapi lojen e perkrahjes se minoriteteve etnike ne Ukraine dhe Gjerorgji.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*