Çfarë na ka mbetur nga veprat e Kavaljotit?

October 9, 2017 13:13

Çfarë na ka mbetur nga veprat e Kavaljotit?

I nderuar lexues!

Theodhor Kavaljoti (1718-1797) ka qenë filozof iluminist shqiptar. Lindi dhe vdiq në Voskopojë, ku zhvilloi edhe veprimtarinë e tij pedagogjike e letrare.

U emërua mësues më 1743 e më pas drejtor i shkollës së Voskopojës (1746), e cila më 1750 mori emrin Akademia e Re.

Nga veprat e hartuara prej tij si tekste shkolle janë ruajtur dorëshkrimet greqisht “Logjika” (1743), “Fizika” (1752) dhe “Metafizika” (1767). Më 1770 botoi në Venedik librin Protopiria që përfshin edhe një fjalor trigjuhësh: greqisht, sllavisht dhe shqip me 1770 fjalë.

Mendimi filozofik i tij u formua nën ndikimin e filozfisë së V.Domodosit, M.Antrakitit dhe dualizmit të R.Dekartit. Karakteristikë themelore e botëkuptimit të tij filozofik është dualizmi.

Përmbajtja e filozofisë së Theodhor Kavaljotit është dhënë në veprën e tij “Fizika”, në të cilën vendin kryesor e zë doktrina mbi qenien, mbi materien.

October 9, 2017 13:13
Komento

1 Koment

  1. Andon Kristo October 9, 20:40

    jo sllave por Vllahe !? Lexoje !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*